Disa vende që kanë lehtësuar distancimin shoqëror dhe kufizimet e qëndrimit në shtëpi po shohin një ringjallërim të rasteve me COVID-19 ndërsa numrat e rasteve në të gjithë globin vazhdojnë të rriten.
Në Spanjë, autoritetet në shtetin e Katalonjës u kërkuan mbi 96,000 banorëve në tre qytete të qëndrojnë në shtëpi të dielën - menjëherë pasi urdhëruan gati 4 milionë banorë, përfshirë ata në kryeqytetin e Barcelonës, të qëndrojnë në shtëpi.
Në shtetin australian të Viktorias, që përfshin qytetin e Melburnit, banorët janë urdhëruar të venë maska në publik ose rrezikojnë të paguajnë një gjobë. Njoftimi i së dielës nga kryeministri i Viktorias Daniel Andrews pason një bllokim të pjesshëm që ka filluar të zbatohet në shtet që nga 9 korriku.
Kryeministrja e Hong Kongut, Kerri Lam tha të dielën se territori kishte patur rritjen e tij më të lartë ditore - mbi 100 infeksione të reja - që nga fillimi i pandemisë. Lam tha se nëpunësit civilë jo-thelbësorë do t'u kërkohet të punojnë nga shtëpia, duke e përshkruar situatën si "me të vërtetë kritike" me "asnjë shenjë" që po vinte nën kontroll.
Të shtunën, për ditën e dytë me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për një rritje rekord të rasteve me koronavirusë në të gjithë botën, me afro 260,000 raste të reja brenda 24 orëve. Rekordi i mëparshëm, të premten, regjistroi gati 238,000 raste.
Ndërsa në mbrëmjen e së shtunës, OBSH-ja tha se më shumë se 593,000 njerëz kanë vdekjur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Kjo është një rritje prej më shumë se 7.300 vdekjesh, rritja më e madhe ditore që nga mesi i majit. Gjithsej vdekjet ditore kishte qenë mesatarisht rreth 4,800 në korrik. Të tjerë e llogarisin numrin e vdekjeve në më shumë se 600,000.
Rritjet më të mëdha ishin në Shtetet e Bashkuara, me afro 72,000 raste; Brazili, me afro 45,500 raste; India me afro 35,000 dhe gati 14,000 në Afrikën e Jugut.
Sipas njoftimeve të medias, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftohet se po përpiqet të bllokojë fondet për testimin e koronavirusit ose gjurmimin e kontaktit në një projekt-ligj të ri për lehtësimin e efekteve të koronavirusit, për të cilin ligjvënësit po negociojnë. Ai po kërkon gjithashtu të bllokojë miliarda dollarë për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Në Brazil, vendi më i goditur në Amerikën e Jugut, Presidenti Jair Bolsonaro tha të shtunën se masat për të frenuar përhapjen e virusit janë duke e mbytur ekonominë.
Bolsonaro, i cili ka rezultuar pozitivë për virusin, tha në një deklaratë se ekonomia e Brazilit pritet të zvogëlohet 6.4% këtë vit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të shtunën se pandemia "COVID-19" po ekspozon gabime dhe falsitete kudo: gënjeshtrën se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, gjykimin e gabuar se puna e kujdesit të papaguar nuk është punë, mashtrimin se ne jetojmë në një botë post-raciste, mitin se ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë".
Në Kinë, ku filloi pandemia globale në fund të vitit të kaluar, zyrtarët në Urumqi, kryeqyteti i provincës Xinjiang, thonë se kanë hyrë në një "gjendje lufte" të shtunën, me mbledhje të pezulluara dhe vizita të kufizuara. Më shumë se 600 fluturime, rreth 80% e totalit të zakonshëm ditor në aeroportin e Urumpqit, u anuluan.
Xinjiang, ku jeton shumica e pakicës etnike ujgure të Kinës, kishte qenë në gjendje të shmangte pjesën më të madhe të pandemisë. Që nga e shtuna, rajoni raportoi 40 raste, të cilat përfshinin 23 raste asimptomatike. Sipas komisionit rajonal të shëndetësisë, gati 270 persona ishin nën vëzhgimin mjekësor.
"Situata e epidemisë është përgjithësisht e kontrollueshme," u citua të thotë Rui Baoling, drejtor i qendrës së kontrollit dhe sëmundjes në Urumqi.
Një studim i Koresë së Jugut sugjeron që fëmijët midis moshës 10-19 vjeç mund të transmetojnë koronavirusin si të rriturit, por fëmijët nën 10 vjeç paraqesin më pak rrezik për transmetimin e tij, por janë të aftë për transmetim.
Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme, Presidenti Hassan Rouhani tha të shtunën se rreth 25 milion iranianë mund të infektohen me koronavirus. Që nga e shtuna, infeksionet e konfirmuara zyrtare janë afro 272,000, me afro 14,000 vdekje.
Shifrat e cituara nga Rouhani, një vlerësim nga një raport i ministrisë së shëndetësisë, do të thotë se virusi do të prekë më shumë se 30% të popullsisë së Iranit.
Për javën tjetër, kryeqyteti, Teheran, do të jetë nën kufizime duke përfshirë ndalimin e veprimtarive fetare dhe kulturore, mbylljen e shkollave, kafenetë, pishinat e brendshme, parqet argëtuese dhe kopshtin zoologjik. Duke filluar nga e diela, provinca jugperëndimore e Khuzestanit do të jetë nën një bllokim tre-ditor.
Gjithashtu të shtunën, Kanadaja i tha ekipit të bejzbollit, Toronto Blue Jays se do të duhet të luajë lojërat e tij diku tjetër. Qeveria federale tha se plani i Ligës së Bejzbollit për të përdorur Qendrën Rogers për ndeshjet, rrezikon përhapjen e koronavirusit.
Qeveria kanadeze zgjati mbylljen e kufirit të saj me Sh.B.A deri në 21 Gusht për udhëtime jo-thelbësore. Ekipi kishte shpresuar për një përjashtim nga karantina 14-ditore që kërkohet për këdo që hyn në Kanada, duke e bërë të vështirë për ekipin të kalojë përtej kufirit për lojërat e kampionatit.
Facebook Forum