Lidhje

Roli i konsulentëve politikë në fushata


Joe Bien në aktivitet për fushatë; 14 korrik 2020
Joe Bien në aktivitet për fushatë; 14 korrik 2020

Që nga ndihma për zgjedhjen e një presidenti amerikan e deri tek përpjekjet për të ndihmuar politikanët të kandidojnë për poste, strategët politikë të fushatave shpesh mund të ndikojnë në rezultatin e një gare. Kur nuk punojnë në një fushatë amerikane, disa strategë këshillojnë kandidatët në vende të tjera. Ka nga ata që punojnë kryesisht në fushata të huaja. Korrespondentja Elizabeth Lee e Zërit të Amerikës sjell hollësi mbi biznesin e konsulencës ndërkombëtare dhe përse këshilltarët politikë amerikanë kërkohen në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Roli i konsulentëve politikë në fushata
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:52 0:00

Nga tubimet e deri tek trokitjet derë më derë, fushata politike në Shtetet e Bashkuara është një garë më vete.

“Shumë njerëz i shohin zgjedhjet e SH.B.A-së si një lloj Super Bowli zgjedhjesh ose zgjedhje si Kupa e Botës, pasi në to hidhen kaq shumë para”, thotë Jiore Craig, eksperte digjitale me grupin GQR Political Consultant.

Sasia e parave në një fushatë politike dhe frekuenca e zgjedhjeve amerikane në të gjitha nivelet e qeverisjes e kanë kthyer pozicionin e strategut të fushatës në një profesion të vërtetë.

Ish-strategu Bob Shrum ka punuar në fushata në SHBA dhe jashtë saj.

"Ne jemi në një fushatë të përhershme kështu që njerëzve u duhet të jenë vërtet të përkushtuar profesionalisht, të përfshirë dhe të mendojnë për këtë gjatë gjithë kohës".

Ai thotë se politikanët e huaj kërkojnë konsulentë me përvojë në fushatat e sofistikuara amerikane.

Biznesi i konsulencës politike ndërkombëtare u ndërmor në fillim të viteve '90, pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit Sovjetik, thotë këshilltarja politike Riva Levinson.

“Kjo është ajo që lejoi ... që biznesi i këshillimit politik amerikan të kalonte në vende si Amerika Latine, ish-Bashkimi Sovjetik, Afrika, sepse - njerëzit filluan të krijojnë sisteme demokratike sipas modelit tonë”.

Shrum, i cili ka këshilluar politikanë amerikanë dhe disa në një mori vendesh të tjera, përfshirë Britaninë, Izraelin dhe Kolumbinë, thotë se mesazhet janë kritike në çdo fushatë, pavarësisht nga dallimet kulturore.

"Kur fillimisht filluam të punojmë në Kolumbi, stili i reklamave që mbizotëronte ishte që kandidati, për 30 sekonda, të qëndronte para një turme gjigande, dhe turma të brohoriste. Dhe ne u thamë, ‘duhet të bëjmë disa reklamaku thjesht
kandidati flet me njerëzit kokë më kokë për atë që premtojnë të bëjnë’”.

Levinson ka bërë konsulencë në disa vende afrikane për më shumë se tre dekada, përfshirë Liberinë ku ajo këshilloi Ellen Johnson Sirleaf, e cila u bë presidentja e pare e zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikë në viitn 2005.

Tani shumë vende kanë fituar përvojë me fushatat dhe kështu strategët ndërkombëtarë duhet të mprehin aftësitë e tyre.

"Nuk është më e thjeshtë. Duhet të ofrosh diçka të vlefshme që ata nuk e kanë", thotë Riva Levinson.

Levinson thotë se kjo do të thotë të punosh për integritetin e procesit zgjedhor aty ku mund të ekzistojë korrupsioni dhe frikësimi.

Me përdorimin e gjerë të internetit dhe mediave sociale, këshilltarët dixhitalë si Jiore Craig janë bërë gjithashtu të kërkuar.

“Në disa vende në Azi, ke 100 përqind të popullatës në median sociale. Kur shikon të dhënat që të tregojnë prirje të tilla, duhet të ndryshosh strategjinë sipas rrethanave".

Craig ka punuar si konsulente dixhitale në Azinë Juglindore, Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore. Ajo jo vetëm që përkthen të dhënat në internet në informacion të dobishëm për fushatat, por gjithashtu ndihmon në gjetjen e postimeve dezinformuese.

"Unë do të thoja gjëja numër një me të cilën unë i ndihmoj fushatat është të kuptojnë se cili lloj sulmi në internet është domethënës dhe cili mund të injorohet".

Craig thotë se ekziston një prirje e shtimit të konsulentëve politikë që dalin në shumë vende të botës, pasi biznesi i konsulencës politike rritet, dhe ekspertët amerikanë nuk janë të vetmit në këtë biznes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG