Zyrtarët më të lartë të Kosovës thanë sot se bashkërendimi i institucioneve dhe partive politike është jetik për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë që do të çonte në njohjen e ndërsjellë. Ata i bënë këto komente përgjatë takimeve me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i cili po qëndron për një vizitë në Prishtinë. Kosova tashmë ka hyrë në procesin e ripërtërirë të bisedimeve me Serbinë dhe gjatë kësaj jave pritet të vazhdojnë diskutimet në nivelin e grupeve të ekspertëve.
Facebook Forum