Lidhje

Pandemia po ndryshon raportin e qytetarëve me shërbimet publike


Pandemia ndryshon raportin e qytetarëve me shërbimet publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Pandemia e koronavirusit po i detyron shumë institucione që merrem me shërbime ndaj qytetarëve të shtojnë masat e mbrojtjes dhe parandalimit. Në Gjirokastër krahas sigurimit të distancimit fizik dhe pajisjeve mbrojtëse synohet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Drejtuesit vendorë thonë se pandemia ka nisur të ndryshojë marëdhënien e qyetarëve me shërbimet publike, ndërkohë që shërbimet “on line” po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Në Shqipëri shumë institucione që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve po synojnë të forcojnë masat mbrojtëse ndaj “COVID 19” pas rritjes së infektimeve të personelit të tyre. Qendrat e shërbimit ADISA, por edhe shërbimet postare, shërbimet e kadastrës dhe Universitetet krahas masave të distancimit kanë rritur presionin për përdorimin efikas të maskave mbrojtëse. Në Qendrën e Shërbimeve “ADISA” në Gjirokastër drejtoresha e saj Marsida Xarba thotë për Zërin e Amerikës se interesi i qytetarëve për shërbime mbetet i lartë dhe rrjedhimisht edhe nevoja e masave mbrojtëse duhet rritur.

“Interesi i qytetarëve për shërbimet në ADISA është i lartë dhe gama e shërbimeve që ne ofrojmë është shumë e madhe. Është shumë e rrëndësishme që të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat, masat, maskën ,distancimin dhe të gjitha ato që janë në Protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë .

Zonja Xarba thotë se nevojitet ndërgjëgjesim më i madh i qytetarëve për të respektuar si shenjat e distancimit social në institucione edhe përdorimin e detyruar të maskës në mjediset e brendshme. Drejtoresha e Qendrës “ADISA” thotë se nuk ka mangësi në treg për maska apo pajisje mbrojtëse por qyetarët duhen nxitur që t`i përdorin ato.

“Nuk vihen re mungesa, ndosha ndonjë mungesë dëshire, por mungesë mundësie , jo.”

Institucionet kanë ndryshuar komunimet me qytetarët duke i organizuar në mjaft arste aktivitetet në natyrë të hapur apo duke nxitur shërbimet “on line”. Por, sipas drejtuesit të Inspektoriatit Shëndetësor në Gjirokastër, Edi Sinoimeri, në terren janë gjetur edhe shkelje nga vete institucionet shtetërore dhe janë kryer ndërhyrje për të mbyllur përkohësisht shërbimet

“Ne kemi konstatuar në terren që ka edhe subjekte shtetëore që ende nuk janë në ndërgjegjësim por Inspektoriati ka marrë masat e tij të nevojshme duke bërë mbylljet e ndërmjetme të tyre.”

Zoti Sinoimeri thotë se ndërgjegjësimi i qytetarëve vijon të jetë i domosdoshëm, sidomos për vend-grumbullimet publike.

“Pa ndërgjegjësimin e tyre ne nuk mund të luftojmë të vetëm në këtë luftë, sepse nuk mund të bëhet lufta me një inspektoriat apo qoftë me disa punonjës shtetërorë. Kjo është një luftë ku pjesa që u takon qytetarëve është ndërgjegjësimi i tyre duke mbajtur minimumin maskën dhe duke kryer mbajtjen e higjenës personale sipas protokolleve.”

Kohët e fundit janë shtuar disa nga shërbimet “on line”, por vetë qyetarët gjejnë vështirësi sidomos në përdorimin e aplikacioneve. Në të shumtën e herës ata vijojnë t`u drejtohen zyrave të shërbimit për shkak të mungesës së pajisjeve kompjuterike, mungesës së aksesit në zonat rurale apo mungesës së ndihmës nga operatorët “on line”. Plotësimi i një formulari të detyrueshëm “on line’ përpara udhëtimit për në Greqi vuri këto ditë në vështirësi qindra shqiptarë në Pikën e Kakavijës deri sa kompanitë e udhëtimeve ndërhynë për të lehtësuar procesin duke kryer vetë aplikimet për qytetarët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG