Lidhje

Shqipëri, 91 viktima në 30 ditët e fundit nga COVID 19


Në Shqipëri, situata e përhapjes dhe pasojave të COVID 19-ës vijon të përkeqësohet. Në 30 ditët e fundit janë shënuar 91 viktima nga COVID 19, ose 63 përqind e totalit të personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i epidemisë në 9 mars.

Edhe 24 orët e fundit, rregjistruan sërish një numër të lartë vdekjesh. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, humbën jetën ndërsa nuk kishin patur sëmundje të tjera. Tre qytetarë të tjerë, të cilët po ashtu u ndanë nga jeta (një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana) kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Vetëm javën e fundit janë 31 viktima nga COVID 19, ndërkohë që java pararendëse kishte vetëm 18 persona që humbën jetën.

Në fakt java që shkoi shënoi një rritje dhe të rasteve, me një mesatare prej 101 të infektuarish në ditë. Vetëm në 24 orët e fundit ka patur 117 të prekur nga të cilët, 63 raste në Tiranë, ndërsa të tjerët të shpërndarë në 23 qytete të ndryshme të vendit. Në total numri i të prekurve ka arritur në 4880 persona. Aktualisht 1991 janë aktivë, ku më shumë se gjysma, 1082 gjenden në kryeqytet

Ka pasur një rritje të ndjeshme dhe të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar”, deklaroi Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas të dhënave të pasdites së sotme në të dy spitalet e kryeytetit ku trajtohen personat e prekur nga COVID 19 rezultonin të ishin të shtruar 114 pacientë. Prej tyre 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG