Lidhje

Shqetësime rreth përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia


Aktivistët duan të ndalojnë policinë të përdorë mjete për njohjen e fytyrës - dhe tani disa kompani të mëdha të teknologjisë po shkallëzojnë bashkëpunimin me forcat e zbatimit të ligjit.

Mikrosofti kohët e fundit njoftoi se nuk do tu shesë teknologji për njohjen e fytyrës departamenteve të policisë në Shtetet e Bashkuara, të paktën derisa të ketë një ligj federal për rregullimin e teknologjisë.

Njoftimi pason gjigandët e teknologjisë, IBM dhe Amazon. Secili prej tyre njoftoi kufizime në planet për të shitur teknologji të njohjes së fytyrës në përgjigje të protestave anti-racore në të gjithë botën pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë në Mineapolis të Minesotës.

Kundërshtarët thonë se programi për njohjen e fytyrës ka të meta.

"Ajo nuk arrin të identifikojë ose keqidentifikon gratë, të rinjtë dhe njerëzit me lëkurë më të errët. - Teknologjia siç është tani, përdor aktualisht bazën e të dhënave që përfshijnë fotografi të marra zakonisht kur një persona arrestohet. Kjo do të thotë se në to ka një përfaqësim të madh të pakicave, të njerëzve me ngjyrë, imigrantëve dhe gratë transgjinore që do të përkeqësonin padrejtësitë ekzistuese në sistemin tonë kriminal", thotë Nathan Sheard, në Fondacionin Electronic Frontier.

Sipas gazetës Washington Post, aziatikët dhe afrikano-amerikanët ka të ngjarë më shumë se 100 herë të keqidentifikohen sesa burrat e bardhë. Ekziston gjithashtu shqetësimi i shkeljes së privatësisë. Por zoti Sheard argumenton se, edhe nëse do të funksiononte si duhet, ai ende nuk duhet të përdoret.

"Njerëzit do të pengohen të ushtrojnë të drejtën e grumbullimit sipas Amandamentit të Parë, si dhe nga aftësia e tyre për t'u shoqëruar me këdo që duan apo për të vizituar klinikën mjekësore që duan, të shkojnë në institucionin fetar që zgjedhin dhe të mos kenë frikë se janë nën një mbikëqyrje të vazhdueshme", thotë zoti Sheard.

Polemikat mbi teknologjinë e njohjes së fytyrës nuk janë të reja. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Reformë në Dhomën e Përfaqësuesve mbajti një seancë vitin e kaluar për të shqyrtuar përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga qeveria dhe subjektet tregtare.

"Minimumi, Kongresi duhet të miratojë një moratorium mbi përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës nga policia si një mundësi për abuzim, mungesë mbikëqyrje dhe pamaturi teknike që paraqet një rrezik shumë të madh, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara", thotë Joy Buolamwini, themelues i Ligës Algorithmic Justice.

San Francisko, jozyrtarisht kryeqyteti tekniknologjisë në botë, kohët e fundit u bë qyteti i parë amerikan që ndaloi përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia dhe zyrtarët e tjerë. Shteti i Illinois ka një ligj që u kërkon kompanive të marrin leje me shkrim përpara se të mbledhin të dhëna biometrike si gjurmët e gishtave, skanimet e fytyrës, etj.

"Kjo është një teknologji që keqidentifikoi 28 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara - me të vërtetë mund të keqpërdoret tmerrësisht nga qeveritë", thotë Aaron Peskin me Bordin Mbikëqyrës së San Franciskos.

Qeveritë në të gjithë botën kanë filluar ta përdorin atë. Australia po investon në një bazë të dhënash kombëtare biometrike të fytyrës të quajtur "Aftësia". Në Britani, ka zona të njohjes së fytyrës. Kina e përdor atë për të monitoruar pothuajse çdo gjë - edhe si një mjet për detyra të tilla si, për shpërndarjes e letrës higjienike në VC-të publike.

Dhe, mos harrojmë që Apple-i e ka si një veçori për të zhbllokuar iPhone-in.

Disa, si Bruce Hanson, i cili drejton një kompani që përdor të dhëna biometrike për qëllime identifikimi, thonë se kjo teknologji nuk do të zhduket.

"Sigurisht, duhet të ketë rishikime për mënyrën e përdorimit të praktikave - por të heqësh teknologjinë biometrike, është një lloj si të heqësh Internetin sepse mund të përdoret për qëllime të këqija".

Ndoshta nuk do të ikë, por një gjë duket e qartë - me tërheqjen e gjigandëve të teknologjisë, përgjegjësia dhe mbikëqyrja do të bjerë mbi ligjvënësit për të vendosur se si do të përdoret ajo në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG