Lidhje

Brazil, punonjësit e shëndetësisë kërkojnë hetimin e Bolsanaros


Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro për krime kundër njerëzimit mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë së koronavirusit.

Një ankim shoqëruar me prova nga sindikatat që përfaqësojnë më shumë se një milion punonjës të kujdesit shëndetësor është paraqitur në gjykatën me qendër në Hagë. Sindikatat akuzojnë administratën e zotit Bolsonaro se "ka neglizhuar në mënyrë kriminale" situatën e krijuar nga pandemia lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar shpërthimin e COVID-19, duke vënë në rrezik jetët e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë.

Zoti Bolsonaro është përplasur me shumë prej guvernatorëve të vendit, për shkak të kundërshtive të tij për të vendosur kufizime me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përfshirë qëndrimet në shtëpi.

Zoti Bolsonaro i cili u infektua nga virusi rreth tre javë më parë, sapo ka rezultuar negativ nga testi i parë. Ai ka thënë vazhdimisht se kufizimet dëmtojnë ekonominë e vendit. Brazili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Amerikën Latine, me më shumë se 2.4 milionë të infektuar dhe më shumë se 87 mijë vdekje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG