Besimtarët muslimanë nisën sot festimet e Kurban Bajramit, nën masa të shtuara mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ceremonitë kryesore u mbajtën në xhaminë e Kokonozëve, ku foli edhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
Mijëra besimtarë myslimanë po festojnë në Shqipëri Kurban Bajramin pranë xhamive me masa mbrojtëse të vecanta ndaj Covid-19.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, bëri thirrje për të ndihmuar më të varfërit, të cilët kanë edhe më shumë nevojë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa kryetari i Komunitetit Musliman, Bujar Spahiu, u bëri thirrje besimtarëve nga xhamia e Kokonozëve që t’i kushtojnë një rëndësi të vecantë vlerave të familjes dhe rinisë shqiptare, që është burimi kryesor i zhvillimit të Shqipërisë.
Ai edhe një tjetër porositi besimtarët të mbrohen nga koronavirusi dhe falenderoi punonjësit e mjekësisë, që po ndeshen me këtë sëmundje.
Ndërsa besimtarët në Shkodër, ashtu si në gjithë shqipërinë, morën pjesë në ceremonitë e festës me maska dhe përkujdesje të tjera ndaj koronavirusit.
Bashkësia muslimane atje i ka kushtuar rëndësi të madhe mbrojtjes së jetës së besimtarëve atje, si një nga qytetet më shumë të goditura nga epidemia.
Imami i Shkodrës Muhamet Sytari thotë se ngjarjet e rënda të këtyre muajve si tërmeti i nëntorit dhe pandemia në vazhdim janë sprova që duhen kaluar, dhe Kurban Bajrami sjell mesazhin se pas këtyre sprovave, e ardhmja do të jetë më e mirë.
Pandemia covid i ka privuar besimtarët shqiptarë këto muajt e fundit nga shumë tubime dhe festa fetare të gjithë feve të pranishme në Shqipëri
Komunitetet fetare kanë gjetur mirëkuptimin me autoritetet shtetërore të shëndetësisë, që të zbatojnë masat mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, për të mos përhapur virusin dhe në shumicën e rasteve ceremonitë dhe fjalimet e drejtuesve fetarë janë zhvilluar online përmes internetit.
Facebook Forum