Lidhje

Gjendje e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut ndërsa afron “Isaias”


Meteorologët paralajmëruan mbi kërcënimin që paraqesin reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që pritet të sjellë me vete stuhia tropikale Isaias e cila pritet të godasë të hënën në mbrëmje diku përgjatë kufirit mes shteteve të Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut.

Isaias shoqërohet nga erëra me një shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej 110 kilometrash në orë dhe pritet të mbetet një stuhi e fortë tropikale në momentin kur të godasë tokën.

Sipas meteorologë sasia e rreshjeve që do të bjerë në shtetet e Karolinës së Veriut dhe të Jugut si dhe shtete të tjera aty pranë, llogaritet të jetë nga shtatë deri në 15 centimetra ndërsa Isaias do të vazhdojë të ngjitet drejt veriut në ditët e ardhshme. Të hënën herët në mëngjes e gjithë popullata nga bregdeti i Floridës deri në Dellauer ishte paralajmëruar rreth stuhisë tropikale. Përpara mbërritjes së stuhisë në Karolinën e Veriut Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, si masë për të çliruar fonde për zyrtarët federalë që të ndihmojnë qytetet të koordinojnë përpjekjet për t’u përballur me fatkeqësinë natyrore. Të shtunën zoti Trump shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për Floridën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG