Lidhje

Biden do të evitojë udhëtimin në Milluoki për të pranuar emërimin zyrtar të demokratëve


The Wisconsin Center is seen, Aug. 5, 2020, in Milwaukee. Joe Biden will not travel to Milwaukee to accept the 2020 Democratic presidential nomination because of concerns about the coronavirus, party officials said Aug. 5.

Ish Nënpresidenti amerikane Joe Biden ka vendosur të mos udhëtojë në Milluoki, Uiskonsën, për të pranuar emërimin zyrtarë të demokratëve për në garën presidenciale të vitit 2020 në konventën kombëtare të partisë këtë muaj nga shqetësimi për "përkeqësimin" e pandemisë së koronavirusit, thanë të mërkurën organizatorët e konventës.

Partia tha se asnjë nga folësit e planifikuar të konventës nuk do të shkonte në qytet, për "të parandaluar rrezikun e shëndetit të komunitetit tonë mikëpritës, si dhe ekipet e kongresit, zyrtarët e sigurisë, partnerët e komunitetit, mediat dhe të tjerët." Normalisht rreth 50,000 delegatët e konventës, punonjës dhe media do të kishin shkuar në ngjarjen katër-ditore që ishte planifikuar të fillonte më 17 gusht.

Pjesa më e madhe e konventës tani do të zhvillohet praktikisht në mënyrë virtuale, me gjasë në disa qytete. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë nga aktivitetet që shoqërojnë zakonisht ngjarjen, e cila kulmon me fjalimin e pranimit të emërimit presidencial dhe me lëshimin e mijëra balonave të kuq, të bardhë dhe blu në sallën e konventës.

Zyrtarët e partisë nuk thanë se ku zoti Biden do të mbajë fjalimin e tij për të pranuar emërimin më 20 gusht, por organizatorët e konventës në Milluoki thanë se ai do të bëhet nga shtëpia e tij në shtetin lindor të Delauerit.

Me rritjen e rasteve të koronavirusit në SHBA, zyrtarët e të dyja partive, demokrate dhe republikane kanë kufizuar konventat e tyre, që janë normalisht një gur themeli i fushatave presidenciale amerikane. Zgjedhjet kombëtare do të bëhen më 3 nëntor.

Republikanët në Karolinën e Veriut

Republikanët po mbajnë konventën e tyre të zvogëluar, për të emëruar Presidentin Donald Trump në Sharlot të Karolinës Veriore, duke filluar nga 24 gushti.

Disa ngjarje, përfshirë fjalimin e pranimit të presidentit Trump, ishin transferuar në Xheksonvillë të Floridas, kur guvernatori demokrat i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, nuk pranoi të garantonte sigurinë e konventës, për shkak të frikës së koronavirusit, pasi republikanët donin të lejoheshin të mbushnin një arenë basketbolli për konventën e tyre.

Por ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të virusit në Florida u rrit, presidenti Trump u tërhoq gjithashtu nga mbajtja e fjalimit në Xheksonvillë.

Trump nuk ka thënë përfundimisht se ku do ta mbajë fjalimin e tij për pranimin e rimarrjes së emërimit nga partia, megjithëse ai i tha emisionit "Fox & Friends" të mërkurën, "Unë me siguri do ta mbaj fjalimin tim drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë".

Në kufizimin e planeve të demokratëve për në Milluoki, kryetari i partisë Tom Perez tha: "Që nga fillimi i kësaj pandemie, ne vendosëm së pari shëndetin dhe sigurinë e popullit amerikan. Ne kemi ndjekur shkencën, kemi dëgjuar mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik, dhe vazhduam të bënim ndryshime në planet tona për të mbrojtur jetë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG