Lidhje

Vetëvendosje, përpjekje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë


Lëvizja Vetëvendosje tha të enjten se do të mbledhë nënshkrimet për të çuar në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

Vetëvendosje, përpjekje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se kërkesa për nënshkrime u është shpërndarë deputetëve të opozitës.

“Qeverisja ilegale dhe jolegjitime, katastrofa humanitare, rikapja e shtetit, nënshtrimi ndaj Serbisë dhe shumë të tjera janë arsye të mjaftueshme që secili deputet do të duhej ta kërkonte një qeveri tjetër. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime dhe avancime në varësi të bashkëpunimit me ata që e mbështesin këtë mocion, pra nga ky moment nisim mocionin e rrëzimit të qeverisë aktuale në Kosovë”, tha zoti Selimi.

Ai tha se situata aktuale me COVID-19 është një nga arsyet për rrëzimin e qeverisë.

“Situata është shumë e rëndë dhe neve nuk na lenë komoditet për gjëra tjera përveç se ta ndalim këtë katastrofë humanitare që po vazhdon me shifra dhe statistika lufte sa i përket të vdekurve nga COVID-19, kjo nuk është arsyeja kryesore por gjithsesi nga më kryesorët e kërkimit të rrëzimit të qeverisë aktuale”, tha zoti Selimi.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit dhe vihet në rendin e ditës së parlamentit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

Muajt e fundit, Kosova po përballet me krizë të rëndë shëndetësore me COVID ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës po përballen edhe me mospajtime për shkak të mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë.

Kryeministri Avdullah Hoti mori detyrën më 3 qershor duke pasuar në këtë post ish kryeministri Albin Kurti i cili u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars që ishte ngritur nga Lidhja Demokratike. Koalicioni i ri qeverisës i kësaj partie me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave, që nga krijimi është përballur edhe me mungesë të votave të mjaftueshme në parlament.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG