Lidhje

Trump rivendos tarifat ndaj aluminit të papërpunuar kanadez


Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se do të rivendosë tarifat prej 10 për qind ndaj produkte kanadeze të aluminit me qëllimin për të mbrojtur industrinë amerikane nga një "rritje" e importeve. Vendimi ka shkaktuar zemërimin e Otavës zyrtare dhe të disa grupeve amerikane të biznesit.

Lajmin zoti Trump e bëri të ditur gjatë një fjalimi në një fabrikë të makinerive larëse "Whirlpool Corp" në Ohajo duke reklamuar axhendën e tij tregtare "America e para".

Ky hap ishte "absolutisht i nevojshëm për të mbrojtur industrinë tonë të aluminit", tha ai.

Zyra e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë tha se tarifat prej 10 për qind do të aplikohen ndaj aluminit të papërpunuar, të pastër e të prodhuar në uzinat e shkrirjes. Tarifat nuk do të zbatohen për produktet në fazë tregtimi.

"Disa muaj më parë, administrata ime ra dakord t'i hiqte këto tarifa në këmbim të një premtimi nga ana e qeverisë kanadeze se industria e saj e aluminit nuk do të vërshonte në vendin tonë me eksporte dhe do të vriste të gjitha punët tona që lidhen me aluminit, dhe ata kanë bërë pikërisht këtë gjë", tha zoti Trump. "Prodhuesit kanadezë të aluminit kanë thyer angazhimin e tyre", shtoi ai.

Kanadaja ka një avantazh natyror në prodhimin e aluminit për shkak të furnizimit të saj të bollshëm me hidroenergji me cmim të lirë. Një burim i qeverisë kanadeze tha se Kanadaja do të përgjigjet duke vendosur tarifa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG