Lidhje

Presidenti Trump nxirret befasisht nga konferenca e shtypit, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë


Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës shtypit Shtëpisë Bardhë, pak pasi pati shtëna jashtë gardhit ndërtesës.

White House
White House

Zoti Trump u kthye sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

"Pati shtëna jashtë Shtëpisë Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

“Ju u befasuar dhe unë gjithashtu u befasova", u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

Ai tha se ishte çuar Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.

Incident me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm", tha zoti Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta 'të shtënat' nuk kishin të bënin aspak me mua", shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG