Lidhje

Presidenti Trump lëshon një tjetër urdhër kundër "ByteDance"


Presidenti Donald Trump urdhëroi kompaninë kineze "ByteDance" të premten që aplikacioni i saj "TikTok" brenda 90 ditësh të shesë operacionet në SHBA, përpjekja e fundit për të rritur presionin ndaj kompanisë kineze lidhur me shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave personale.

"Ka prova të besueshme se ‘ByteDance’ ... mund të ndërmarrë veprime që kërcënojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara", thuhet në urdhrin e zotit Trump.

Masa e fundit e zotitTrump vjen krahas një urdhri ekzekutiv që ai lëshoi javën e kaluar, i cili do të ndalonte disa transaksione me TikTok-un përveç rastit nëse "ByteDance" largohej nga vendi brenda 45 ditësh. Kompania kineze "ByteDance" ndodhet tashmë në bisedime me kompaninë “Microsoft Corp” për të shitur operacionet e aplikacionit të saj TikTok në SHBA, Australi dhe Zelandën e Re.

Urdhri i ri shton presionin ndaj "ByteDance" për ta larguar TikTok-un dhe të mbështesë ligjërisht veprimet e qeverisë amerikane kundër aplikacionit të mediave sociale në pronësi kineze.

Ai autorizon zyrtarët amerikanë të inspektojnë sistemet e informacionit e të dhëna të tjera të “TikTok-ut” dhe “ByteDance-t” për të garantuar sigurinë e të dhënave personale ndërsa vazhdojnë bisedimet për shitjen e aplikacionit.

Ndërsa TikTok-u njihet kryesisht si një aplikacion për shpërndarjen e videove mes adoleshentëve ku shfaqen njerëz që vallëzojnë, zyrtarët e amerikanë kanë shprehur shqetësimim se informacioni i përdoruesve mund t'i dërgohet qeverisë komuniste të Kinës.

Në përgjigje të urdhrit “ByteDance” tha të premten se aplikacioni përdoret nga 100 milionë amerikanë "sepse është shtëpia e tyre për argëtim, shprehje të vetëvetës dhe kijon mundësi për lidhje mes përduesve. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë të sjellim gëzim për familjet dhe atyre që krijojnë në platformën tonë për shumë vite me radhë".

Zoti Trump ka thënë se ai do ta mbështesë një përpjekje të Microsoft-it për t'i blerë operacionet amerikane të “TikTok-ut” nëse qeveria amerikane do të merrte një "pjesë të konsiderueshme" të të ardhurave, por gjithashtu ka thënë se ka edhe blerës të tjerë të mundshëm të interesuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG