Lidhje

Në kuvendin e demokratëve, thirrje për unitet para zgjedhjeve


Demokratët bënë thirrje për unitet brenda partisë të hënën, ndërsa iu drejtuan votuesve amerikanë në natën e parë të kuvendit të tyre virtual. Ish-nënpresidenti Joe Biden dhe senatorja Kamala Harris do të pranojnë zyrtarisht emërimin si kandidatë për president dhe nënpresidente gjatë javës së kuvendit. Ngjarja më e madhe politike para zgjedhjeve për demokratët synon rritjen e entusiazmit tek votuesit, ndërsa fushata e hyn në fazën e saj përfundimtare.

Fjalimi kryesor u mbajt nga ish zonja e parë Michelle Obama e cila e vlerësoi lart ish nën-presidentin Joe Biden si një njeri të aftë për të drejtuar vendin, duke kriktikuar ashpër presidentin Donald Trump, për të cilin tha se i mungon aftësia për të kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e të tjerëve.

Unë e njoh Joe-. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm udhëhiqet nga besimi. Ishte një nënpresident i mrekullueshëm. Ai di se si shpëtojë ekonominë, luftojë një pandemi dhe udhëheqë vendin tonë”, tha ajo.

Ajo theksoi në kritikat e saj se Presidenti Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

Kuvendi është një aktivitet i pashembullt kohëra jashtëzakonshme, me një pjesëmarrje përmes medias sociale dhe mbrëmje televizive, u drejtua nga aktorja Eva Longoria Baston.

Një nga temat ishin tensionet racore kanë përçarë vendin, për cilat foli mes tjerëve edhe kryebashkiakja e kryeqytetit Uashington.

Vetëm pak javë parë, amerikanët me maska, me kujdes dhe paqësisht protestuan këtu ndaj vdekjes George Floyd-it, tha ajo.

Disa aspekte ishin ngjashme me kuvendet e tjera, por audienca ishte distancë.

Për demokratët, mbështetja e krahut progresist gjatë fushatës brenda partisë përkrahu senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders është thelbësore.

Po përballemi me krizën rëndë shëndetit publik prej 100 vjetësh dhe rënien thellë ekonomike nga Depresioni i Madh. Po përballemi me racizmin sistematik dhe kërcënimin masiv ndaj planetit nga ndryshimet e klimës. Dhe mes gjithë këtyre sfidave, kemi një president jo vetëm është i paaftë t’u bëjë ballë këtyre krizave, por po na çon rrugën e autoritarizmit”, tha senatori Sanders.

E rëndësishme për demokratët, është edhe mbështetja e republikanëve moderuar dhe votuesve pavarur. Ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich përkrah zotin Biden.

Unë kam qenë gjithmonë republikan, por përkatësia partiake vjen pas përgjegjësisë ndaj vendit tim. Prandaj vendosa flas këtë kuvend”, tha ai.

pak se tre muaj para zgjedhjeve, sfida për dyja partitë është ngjallin entusiazëm për kandidatët, një kohë pandemie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG