Lidhje

Delegatët republikanë mbërrijnë në Sharlot për kuvendin e partisë


U.S. President Donald Trump reacts during a campaign rally in Charlotte, North Carolina, March 2, 2020.
U.S. President Donald Trump reacts during a campaign rally in Charlotte, North Carolina, March 2, 2020.

Delegatët në kuvendin kombëtar të Partisë Republikane po shkojnë në shtetin e Karolinës së Veriut ku këtë javë, për shkak të pandemisë, do të mbahet një kuvend i përshkallëzuar me ngjarje të gërshetuara në person dhe virtuale. Zëri i Amerikës foli me disa nga delegatët kombëtarë që kanë mbërritur nga i gjithë vendi, të cilët mezi presin të riemërojnë Presidentin Donald Trump si kandidatin e partisë dhe që ai të fitojë një mandat të dytë.

Republikanët mblidhen në Sharlot për kuvendin e partisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Shirlene Ostrov ecën me kujdes. Është vizita e saj e parë jashtë shtetit të saj që kur filloi pandemia. Ostrov është kryetarja e partisë republikane nga Hauai, një shtet i kontrolluar nga demokratët me kufizime të rrepta nga COVID-i.

"Ekonomia jonë është shkatërruar, nuk kemi asnjë turist që vjen, restorantet nuk janë të hapura. Dhe njerëzit thonë se kjo nuk do të jetë e qëndrueshme", thotë Shirlene.

Është gjithashtu sfiduese të jesh republikan në shtetin tradicionalisht liberal të Oregonit, ku qyteti i Portlandit është në muajin e tretë të protestave të lëvizjes Black Lives Matter. Bill Currier thotë se presidenti bëri atë që i takonte në përpjekje për t'i shuar protestat.

"Kur ai ofroi të ndihmonte me burimet kombëtare apo federale në Portland për të qetësuar ose shuar trazirat, kryetari i bashkisë dhe guvernatorja praktikisht e injoruan atë. Kjo nuk u prit mirë nga njerëzit, madje edhe nga jo-republikanët".

Demokratët argumentuan javën e kaluar se veprimet e zotit Trump si president përkeqësuan si pandeminë ashtu edhe protestat racore. Sondazhet kombëtare tregojnë se i emëruari i tyre Presidencial Joe Biden ka tani një epërsi prej nëntë pikësh.

Por mes republikanëve, Presidenti Trump mbetet popullor. Dhe në mesin e amerikanëve, vlerësimi prej 42% për miratimin e punës së tij është një pikë më lart nga një vit më parë. Delegati i Kansasit, Mike Kuckelman thotë se i ndoqi demokratët në kuvendin e tyre dhe nuk dëgjoi asgjë të re.

“E ndoqa kuvendin dhe shumë nga ato që tha Bideni ishin thjesht sulme ndaj Presidentit. Nuk na tha asgjë se çfarë do të bënte ai apo administrata e tij në se fiton”, thotë Mike.

Biden zgjodhi Senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris, si kandidate për nënpresidente. Si gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë amerikano-aziatike në dyshen kandidate të një partie kryesore, ajo shihet pjesërisht si një mënyrë për të fituar votën e grave.

Zonja Ostrov, e cila është nënë e dy vajzave studente thotë se ka rezerva në se kjo do të jetë e efektshme.

“Nuk jam njeriu që u përkas kategorizimeve të përgjithshme. Jam bijë imigrantësh. Kam shërbyer në ushtri. Jam grua me ngjyrë. Dhe asnjë nga këto cilësi nuk është e rëndësishme se për kë votoj apo cilin kandidat përqafoj”.

Demokratët janë gjithashtu pranë kuvendit, duke u përpjekur të ndryshojnë mendjen e pjesëmarrësve --- por jo të Michelle Honlit.

"Mua absolutisht jo. Unë mbështes presidentin Trump. E kam mbështetur atë që nga viti 2016, në fillim të vitit 2016. Besoj se ai është personi i duhur për të na çuar përpara. Nuk ka asnjë mënyrë që të ndryshoj qëndrim për të mbështetur Joe Bidenin", thotë Michelle.

Siguria rreth sallës së kuvendit është e rreptë. Ngjarjet në person të hënën vendosin një kufi prej vetëm gjashtë delegatësh për secilin shtet dhe territor.

Dhe nuk përfundon këtu. Të 336 delegatët janë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të parë Presidentin Trump të pranojë emërimin e partisë së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG