Lidhje

Të dhënat nga kutitë e zeza - avioni ukrainas u godit nga dy raketa iraniane


People gather for a candlelight vigil to remember the victims of the Ukraine plane crash, at the gate of Amri Kabir University that some of the victims of the crash were former students of, in Tehran, Iran, Saturday, Jan. 11, 2020. Iran on Saturday, Jan…
People gather for a candlelight vigil to remember the victims of the Ukraine plane crash, at the gate of Amri Kabir University that some of the victims of the crash were former students of, in Tehran, Iran, Saturday, Jan. 11, 2020. Iran on Saturday, Jan…

DUBAI, EMIRATET E BASHKUARA ARABE - Analizat nga kutitë e zeza të një avioni të rrëzuar të Ukrainës tregojnë se ai u godit nga dy raketa 25 sekonda larg njëra-tjetërs dhe se pasagjerët ishin ende gjallë për një farë kohe, pas goditjes së parë, tha Irani të dielën.

Njoftimi nga kreu i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit shënon raportin e parë zyrtar mbi përmbajtjen e regjistrimit të zërave dhe të dhënave në kutitë e zeza, të cilat u dërguan në Francë në korrik për t’u analizuar.

Teherani ka pranuar se goditi aksidentalisht avionin e Ukrainës në janar, në një kohë tensionesh të larta me Shtetet e Bashkuara. Të 176 personat në avion u vranë.

"19 sekonda pasi raketa e parë goditi avionin, zërat e pilotëve brenda kabinës, tregojnë se pasagjerët ishin gjallë ... 25 sekonda më vonë raketa e dytë goditi avionin," u citua Touraj Dehghani-Zanganeh të thoshte në televizionin shtetëror .

Irani ka qenë në bisedime me Ukrainën, Kanadanë dhe vende të tjera që kanë pasur shtetas të tyre në avionin e rrëzuar, dhe të cilët kanë kërkuar një hetim të plotë mbi incidentin.

"Analiza e të dhënave nga kutitë e zeza nuk duhet të politizohet," tha zoti Zanganeh.

Rojet Revolucionare të Iranit qëlluan avionin e linjës ndërkombëtare të Ukrainës me një raketë tokë-ajër më 8 janar, menjëherë pasi avioni u ngrit nga Teherani, në atë që Teherani më vonë e pranoi të ishte një "gabim katastrofik" nga forcat në gatishmëri të lartë gjatë një konfrontimi me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët iranianë dhe ukrainas kanë zhvilluar bisedime për kompensimin e familjeve të viktimave. Një raund tjetër bisedimesh është caktuar për në tetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG