Lidhje

Vazhdojnë protestat në Portland


Qyteti i Portlandit në shtetin e Oregonit u përfshi për 87 ditë me radhë nga protestat. Të shtunën grupe kundërshtare që përfaqësojnë fraksione të së majtëS dhe së djathtës ekstreme u përleshën me njëri-tjetrin, por policia megjithatë nuk ndërhyri.

Agjencia e lajmeve "Associated Press" bëri të ditur se autoritetet federale i zhvendosën demonstruesit larg një sheshi ku ndodhen ndërtesa federale. Sipas njoftimeve në mediat amerikane qindra protestues ndodheshin në vendngjarje, disa të armatosur me spërkatës të mbushur me piper si dhe mburoja artizanale. Disa prej protestuesve hidhnin gurë e sende të tjerë të forta si dhe u përfshinë në përleshje.

Portlandi ka qenë një skenë demonstratash që nga vdekja në Mineapolis e George Floydit, një afrikano-amerikan i cili vdiq ndërsa ndodhej i ndaluar nga policia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG