Lidhje

SHBA i dhurojnë Kosovës 50 respiratorë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha të martën se i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë për të mbështetur në luftën kundër COVID-19.

Në një komunikatë të ambasadës thuhet se “ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”.

Komunikata po ashtu citon ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett të ketë thënë se "në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra”.

Sipas ambasadës, dhurimi i respiratorëve është bërë në kuadër të mbështetjes prej 1.6 milionë dollarë të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në mbështetje për Kosovën në përballje me situatën me pandeminë COVID-19.

Kosova po vazhdon të përballet me situatë të rënduar shëndetësore si pasojë e përhapjes së koronavirusit dhe mungesës së mjeteve për të trajtuar të prekurit. Më shumë se 480 veta kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në muajin mars ndërsa rreth 12 mijë e 500 persona janë prekur nga COVID-19.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG