Lidhje

A mund të dërgojë Presidenti Trump agjentë federalë në qendrat e votimit? 


A sign points potential voters to an official polling location during early voting in Dallas, Feb. 26, 2020.
A sign points potential voters to an official polling location during early voting in Dallas, Feb. 26, 2020.

Duke pretenduar se zgjedhjet e vitit 2020 mund të "manipuloheshin" nga demokratët, Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit la të kuptohet se ai mund të dislokonte autoritetet federale në qendrat e votimit në të gjithë vendin në ditën e zgjedhjeve për të çrrënjosur praktikat korruptive që do të mund të ndikonin në zgjedhjet presidenciale.

I pyetur gjatë një interviste në kanalin Fox News javën e kaluar nëse ai kishte në plan të dislokonte vëzhguesit federalë në qendrat e votimit më 3 nëntor për të parandaluar manipulimin e votave, Trump u përgjigj: "Ne do të kemi gjithçka".

"Ne do të kemi sherifët, forcat e zbatimi të ligjit, shpresojmë të kemi edhe prokurorë amerikanë. Do të kemi në dispozicion të gjithë, edhe prokurorët e përgjithshëm", i tha ai gazetarit konservator, Sean Hannity. "Por është shumë e vështirë", shtoi ai.

Presidenti Trump ka intensifikuar pohimet kryesisht të pabazuara se sistemi i votimit në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht shtimi i votimit me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit, është mjaft i korruptuar dhe ka nevojë për një vëzhgim të kujdesshëm federal.

Voters drop off ballots in the Washington State primary, Tuesday, March 10, 2020 in Seattle. Washington is a vote by mail state. (AP Photo/John Froschauer)
Voters drop off ballots in the Washington State primary, Tuesday, March 10, 2020 in Seattle. Washington is a vote by mail state. (AP Photo/John Froschauer)

Ndërsa nuk ishte e qartë nëse Presidenti Trump po spekulonte apo po fliste seriozisht, disa vëzhgues i panë komentet e tij të fundit si një sugjerim se ai jo vetëm që dëshiron "vëzhgues në vendvotime", por edhe dislokimin e oficerëve të zbatimit të ligjit në qendrat e votimit.

Dhjetra mijëra vëzhgues të zgjedhjeve, të emëruar shpesh nga komitetet e partive politike, dislokohen në çdo cikël zgjedhor. Detyra e tyre është të monitorojnë parregullsitë e votimit dhe të sfidojnë kualifikimet e një votuesi nëse ata kanë dyshime.

Lisa Hubbard, a volunteer with the non-partisan Election Protection Coalition, attends an early voting celebration outside of Jackson Memorial Hospital, on the first day of early voting in Miami-Dade County for the general election, Oct. 24, 2016, in Miam
Lisa Hubbard, a volunteer with the non-partisan Election Protection Coalition, attends an early voting celebration outside of Jackson Memorial Hospital, on the first day of early voting in Miami-Dade County for the general election, Oct. 24, 2016, in Miam

Por prania e forcave të zbatimit të ligjit në qendrat e votimit në Shtetet e Bashkuara është e pazakontë. Ligjet federale ndalojnë dislokimin e trupave dhe agjentëve të armatosur në vendvotime, ndërsa një numër shtetesh kufizojnë praninë e tyre.

A mund të dërgojë Presidenti Trump sherifët në qendrat e votimit?

Shtetet e Bashkuara kanë një sistem të kufizuar të qeverisë. Ndërsa qeveria kombëtare është "autoriteti më i lartë" në bazë të Kushtetutës amerikane, shteteve u jepen "autorizime policore" më të gjëra, sipas Amandamentit të Dhjetë.

Në një vendim të rëndësishëm në vitin 1997, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara "interpretoi amendamentin e dhjetë në mënyrë specifike se qeveria federale nuk mund të urdhërojë drejtpërdrejt zyrtarët shtetërorë dhe vendorë të zbatimit të ligjit sikur të ishin agjentë të qeverisë federale", tha Edward Foley, profesor i kushtetutës dhe drejtor i programit të ligjit për zgjedhjet në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

A mundet presidenti të dërgojë agjentë federalë të armatosur në qendrat e votimit?

Një ligj i kahershëm federal ndalon "zyrtarët" ushtarakë dhe civilë që të dërgojnë "trupa" ose "njerëz të armatosur" në vendvotime, përveçse për "zmbrapsjen armiqve të armatosur të Shteteve të Bashkuara".

Një version i këtij ligji pas Luftës Civile lejonte praninë e trupave federale në votime për të "ruajtur paqen", sipas profesorit Foley. Presidenti Ulysses S. Grant përdori dispozitën për të zbatuar të drejtat civile për afrikano-amerikanët në jug të vendit. Por pas kolapsit të Programit të Rindërtimit dhe tërheqjes së trupave federale nga jugu, Kongresi ndryshoi ligjin duke ndaluar përdorimin e trupave dhe agjentëve të armatosur në vendvotime.

Ndalimi vlen për Departamentin e Mbrojtjes, si dhe agjencitë e zbatimit të ligjit si Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Sigurisë Kombëtare.

Një dokument për krimet e lidhura me zgjedhjet i Departamentit të Drejtësisë i lëshuar në vitin 2017 kujton prokurorët federalë se ata nuk kanë "autoritet të dërgojnë agjentë specialë të FBI-së ose marshalët në qendrat e votimit".

Një direktivë e Departamentit të Mbrojtjes e publikuar në vitin 2018 thotë se personeli ushtarak dhe i Gardës Kombëtare "nuk do të kryejë operacione në qendrat e votimit".

Acting Secretary of Homeland Security Chad Wolf testifies before a House Committee on Homeland Security hearing on the coronavirus and the FY2021 budget, March 3, 2020 in Washington.
Acting Secretary of Homeland Security Chad Wolf testifies before a House Committee on Homeland Security hearing on the coronavirus and the FY2021 budget, March 3, 2020 in Washington.

Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf tha në një intervistë të fundit për kanalin CNN se Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka autoritetin për të vendosur agjentë në vendvotime.

Hans von Spakovsky, një ish-prokuror federal, tha se ka shumë pak gjasa që Presidenti Trump të urdhërojë dislokimin e trupave dhe agjentëve në qendrat e votimit.

Megjithatë, "nëse presidenti urdhëron dikë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare ose Departamentin e Drejtësisë të bëjë diçka që shkel statutin, unë nuk mendoj se ata do ta zbatonin atë (urdhrin)", tha von Spakovsky, tani një ekspert ligjor në Fondacionin Heritage, me prirje konservatore.

A ka precedent për dislokimin e oficerëve të zbatimit të ligjit në vendvotime?

Gjatë fushatës së vitit 1981 për guvernator në Nju Xhërsi, Partia Republikane dislokoi sherifë jashtë orarit të tyre normal të punës dhe policë në qendrat e votimit në lagjet kryesisht afrikano-amerikane dhe hispanike.

Komiteti Kombëtar Demokratik ngriti padi, duke pretenduar se "programi i sigurisë së votave" ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të frikësimit të votuesve. Nën presionin e publikut, republikanët ranë dakord një vit më vonë që të bëheshin pjesë e një "dekreti pëlqimi".

Dekreti, i cili ka qenë në fuqi për 35 vjet, ndalon Partinë Republikane të ndërmarrë veprimi për "sigurinë e votave" në qendrat e votimit në zonat me numër të madh të komuniteteve me pakicë.

Von Spakovsky tha se ndërsa partitë politike nuk mund të vendosin personel të armatosur në vendet e votimit, ato duhet të lejohen të punësojnë ish oficerët e zbatimit të ligjit si vëzhgues të votimeve.

Çfarë thonë ligjet e shteteve për praninë e policisë në vendvotime?

Një numër ligjesh shtetërore rregullojnë praninë e forcave të zbatimit të ligjit në qendrat e votimit, tha profesor Foley. Ndërsa disa shtete si Ajova lejojnë oficerët e policisë të kujdesen për sigurinë në ditën e zgjedhjeve, shtete të tjera si Pensilvania dhe Florida ndalojnë në mënyrë të qartë praninë e tyre, përveç nëse ata janë atje për të hedhur votën.

"Ekziston një ndjenjë që nganjëherë prania e policëve të armatosur lokalë mund të jetë një faktor frikësues", tha Foley. "Ideja është të përpiqemi të bëjmë votimin një mjedis sa më pak armiqësor që të jetë e mundur", shtoi ai.

Konservatorët thonë se ata nuk kundërshtojnë juridiksionet lokale që përdorin oficerët e policisë për të ruajtur sigurinë në qendrat e votimit.

"Nuk kam problem nëse shtetet duan ta bëjnë këtë. Nëse ata thjesht duan të vendosin një oficer policie në qendrat e votimit për t'u siguruar që nuk ka dhunë, nuk ka shkelje", tha zoti von Spakovsky.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG