Lidhje

Shkup, Zoran Zaev i dorëzon parlamentit emrat e kandidatëve për ministra


Mandatari për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ia dorëzoi sot parlamentit projekt-programin e punës së kabinetit të pritshëm dhe emrat e kandidatëve për ministra. Zoti Zaev tha se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar ndaj përmirësimit të jetesës së qytetarëve, luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe premtoi një kabinet efikas e të përgjegjshëm.

Shkup, Zoran Zaev i dorëzon parlamentit emrat e kandidatëve për ministra
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Mandatari Zoran Zaev, i shoqëruar nga nëntëmbëdhjetë kandidatë për ministra i dorëzoi parlamentit listën e emrave të anëtarëve të kabinetit të ardhshëm qeveritar dhe programin e punës për periudhën katër vjeçare. Shumë nga kandidatët për postin e ministrave janë emra të njohur dhe kanë ushtruar detyra në pushtetin ekzekutiv gjatë mandatit të kaluar. Ata janë zyrtarë të lartë të Lidhjes Social Demokrate apo të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Zoti Zaev, duke folur në një konferencë shtypi tha se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij zotohen se do të çojnë proceset përpara. “Le ta bëjmë së bashku çdo vendbanim të këtij shteti një ambient më të mirë për jetesë”, tha ai, ndërsa theksoi se programi i veprimtarisë së qeverisë pasqyron përkushtimin e të gjitha partive politike që bëjnë pjesë në koalicion për luftë të pakompromis kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Qytetarët e Maqedonisë do të kenë një qeveri të qëndrueshme, efikase dhe të përgjegjshme, e cila do të garantojë vazhdimësi të zbatimit të përparësive strategjike”, tha zoti Zaev duke përmendur anëtarësimin në NATO, synimet drejt bashkimit Evropian, marrëdhëniet e mira më fqinjët dhe ato ndëretnike, ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit dhe një energji të re e vendosmëri për një dinamikë të re ekonomike, arsim modern, shtet më efektiv të së drejtës e institucione të fuqishme.

Zoti Zaev premtoi pastrimin në themel, siç u shpreh, të sistemit gjyqësor dhe kontrollin e burimit të parave dhe pronës të të gjithë funksionarëve shtetërorë.

Zoti Zaev pret nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi që t’u japë kohë të mjaftueshme deputetëve për t’u njohur me programin dhe me biografinë e kandidatëve për ministra. Ai pret një debat cilësor në parlament dhe mbështetjen e shumicës së re parlamentare që qeveria e re nga java e ardhshme të fillojë punë për realizimin e programit.

Ndërkohë Izet Mexhiti i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili është deputet ka bërë të qartë se do ta votojë qeverinë edhe përkundër vëretjeve që ka për një pjesë të ekzekutivit:

Shumica e re përbëhet nga 62 ligjvënës nga 120 vende në parlament. Qeveria miratohet me 61 vota. Mandatari Zoran Zaev e quan këtë një shumicë të qëndrueshme përkundër vlerësimeve ndryshe të analistëve dhe ekspertëve.

Sipas pritshmërive, parlamenti mund të mblidhet në fundjavë për të diskutuar dhe votuar kabinetin qeveritar të zotit Zoran Zaev.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG