Lidhje

Vendet e Quint-it kërkojnë që rruga Deçan-Plavë të zgjidhet përmes ligjit


Manastiri i Deçanit

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania i bën thirrje të enjten qeverisë së Kosovës që ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë, të bëhet në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.

Punimet e kësaj rruge e cila kalon përreth manastirit mesjetar të Deçanit, u pezulluan më herët gjatë këtij muaji pas debateve të nxitura nga reagimi i igumenit Sava Janjiç nga ky manastir, i cili ngriti shqetësimin se punimet rrezikojnë manastirin dhe bien ndesh me ligjin e Kosovës për Zonat e Posaçme të Mbrojtura.

Në reagimin e ambasadave kryesore perëndimor u bëhet thirrje “palëve që t’u përmbahen ligjeve të Kosovës, posaçërisht ligjit të vitit 2008 për zonat e veçanta të mbrojtura si dhe të sqarojë shqetësimet e çfarëdoshme brenda kornizës së Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, para se të ndërmarrin çfarëdo veprimi”, thuhet në reagim duke bërë thirrje po ashtu për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi tokën përreth manastirit të Deçanit.

Autoritetet lokale të komunës së Deçanit thonë se ndërtimi i rrugës do të vazhdoj me gjithë vendimin për të pezulluar punimet.

Por, igumeni i manastirit, Sava Janjiç, thotë se ndërtimi i kësaj rruge bie ndesh me ligjin e Kosovës për Zonat e Posaçme të Mbrojtura si dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i njohu manatirit pronësinë mbi rreth 22 hektarë tokë përreth, një vendim ky që nuk pranohet nga komuna e Deçanit pasi që sipas tyreështë vendim politik dhe cenon interesat e banorëve të Deçanit.

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje që për ndërtimin e rrugës të respektohet ligji në fuqi për mbrojtjen e zonës së veçantë ndërsa është zotuar që do të gjejë një zgjidhje për një gjë të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG