Lidhje

Uragani Laura, shkatërrime në Luizianë


Uragani Laura shkatërron Luizianën
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:49 0:00

Uragani Laura goditi fuqishëm shtetin e Luizianës me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme deri në 240 kilometra në orë. Stuhia ka shkatërruar ndërtesa përgjatë vijës bregdetare të Gjirit të Meksikës. Autoritetet thonë se uragani është dobësuar por ende përbën rrezik. Njoftohet se disa njerëz kanë humbur jetën.

Shteti i Luizianës, në vijën bregdetare të Gjirit të Meksikës, është goditur rëndë nga një prej uraganeve më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara prej vitesh. Zyrtarët, përfshi guvernatorin e Luizianës i paralajmëruan banorët për rreziqet.

“Nëse mendoni se jeni të sigurtë sepse shpëtuat gjatë uraganit Rita, duhet ta kuptoni që kjo stuhi do të jetë më e fuqishme”,tha guvernatori i Luizianës John Bel Edwards.

Ken Graham drejton Qendrën Kombëtare të Uraganeve në Agjencinë Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën.

“Kjo stuhi është shumë e rrezikshme. Dhe në disa raste nuk është e mbijetueshme.”

Zyrtarët dhanë urdhëra vullnetarë dhe të detyrueshëm për evakuim përgjatë vijës bregdetare. Disa njerëz vendosën të qëndronin në shtëpi.

“Kemi anije në oborr. Nëse na duhet të largohemi, kemi një mundësi tjetër”, thotë një banore.

Në qytezën Kameron, qendra ku goditi drejtpëprdrejt uragani Laura rreth 50 deri 150 njerëz nuk pranuan të largohen nga shtëpitë dhe hartuan plane për t’i rezistuar stuhisë. Kjo po ndodh ndërsa vendi është në mes të pandemisë.

“Nuk dua të jem në një strehë. Nuk dua të infektohem apo të infektoj dikë tjetër”, thotë një banor.

Në zonat nën evakuim të detyrueshëm, qendrat e strehimit kishin kapacitete të kufizuara për të shkak të koronavirusit. Angela Jouett drejton Korpusin Reservist Mjekësor.

“Duhet të kemi distancim fizik. Do të shpërndajmë maska për të gjithë. Do të kontrollojmë temperaturën dhe përdorim dizinfektantë. Dhe të gjithë do të kenë hapësirë mes njëri-tjetrit.”

Kur goditi në tokë, uragani Laura ishte një stuhi e kategorisë 4, në bazë të shpejtësisë së erës kategoria 5 është më e larta. Tashmë uragani është dobësuar në stuhi tropikale dhe pritet të vazhdojë drejt veriut dhe më vonë pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG