Uragani Laura shkatërron Luizianën
Uragani Laura goditi fuqishëm shtetin e Luizianës me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme deri në 240 kilometra në orë. Stuhia ka shkatërruar ndërtesa përgjatë vijës bregdetare të Gjirit të Meksikës. Autoritetet thonë se uragani është dobësuar por ende përbën rrezik.