Lidhje

Evropianët në protesta kundër “tiranisë mjekësore”


Protesta në Paris
Protesta në Paris

Demonstrues në disa qytete evropiane u hodhën në protesta të shtunën kundër kufizimeve të vendosura në përgjigje të pandemisë.

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët në Berlin duke hedhur parulla kundër maskave dhe rregullave për distancim fizik. Policia thotë se ka arrestuar rreth 300 protestues.

Në Londër protestuesit u mblodhën në Sheshin Trafalgar duke kundërshtuar “tiraninë mjekësore” që ata thonë se është imponuar përmes urdhrave për maska e distancim.

Disa qindra vetë u grumbulluan në Paris kundër urdhrave për vënien e detyrueshme të maskave.

Në Zyrih, mbi 1000 vetë demonstruan me thirrjet për ‘kthim të lirisë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG