Lidhje

Mali i Zi, e paqartë cila parti mund ta formojë qeverinë


Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një rezultat të ngushtë mes dy forcave politike që zhvilluan një fushatë të ashpër zgjedhore në vend.

Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Mili Gjukanoviq ka fituar 35.05 për qind të votave ose 30 mandate, ndërsa koalicioni proserb ka marrë 32.55 për qind të votave ose 27 mandate, por asnjëra nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë. Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.

Mali i Zi, e paqartë cila parti mund ta formojë qeverinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Pas zgjedhjeve të dyja palët shpallen fitoren. Por sipas njoftimeve gjasat janë që aleanca proserbe “Për të ardhmen e Malit të Zi” të ketë mbështetjen e koalicionit promalazez “Paqja është kombi ynë” dhe koalicionit “ E Zeza në të bardhë”.

Katër mandatet e koalicionit “E zeza në të bardhë” udhëhequr nga politikani shqiptar i Malit të Zi Dritan Abazoviqi, mendohet se do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë.

Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Milo Gjukanoviq për herë të parë në këto 30 vite qeverisjeje nuk mundi të sigurojë shumicën me partitë aleate.

Listat shqiptare pritet të përfaqësohen me dy deputetë në parlament, nga një që kishin mandatin e kaluar.

Udhëheqësit e opozitës dhe vëzhguesit e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë akuzuar në vazhdimësi partinë në pushtet për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar.

Një çështje madhore gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka qenë ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar për lirinë fetare që sanksionoi pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Në një konferencë për gazetarët, misioni vëzhgues i zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, vuri në dukje se ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese, partia në pushtet përfitoi padrejtësisht përmes formave të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore.

Kjo ishte një fushatë e ashpër, por partia në pushtet përfitoi nga një fushë e pabarabartë loje. Ndikimi i COVID në fushatën dhe në ditën e zgjedhjeve ishte i pamohueshëm, por edhe kjo ishte në rend të dytë në debatet kryesore në lidhje me kishën dhe identitetin kombëtar”, tha zëvendës Presidentja e AP-së së OSBE Margareta Cederfelt, e cila është koordinatore dhe udhëheqëse speciale të vëzhguesve të OSBE-së.

Nga ana tjetër Tamás Meszerics, kreu i misionit të vëzhgueseve të ODIHR tha se “është për të ardhur keq që boshllëqet në legjislacion dhe mungesa e vëzhgimit të pavarur të medias bëjnë të mundur keqpërdorimin e burimeve shtetërore".

Në vlerësimin e misionit vëzhgues të zyrës së OSBE-së thuhej se "nevojitet një vullnet i fortë politik në të gjithë spektrin politik për të përmirësuar ligjin dhe praktikën e zgjedhjeve përmes një procesi gjithëpërfshirës të reformave".

Vëzhguesit vlerësuan se fushata ishte paqësore, përkundër toneve konfrontuese dhe përballë kufizimeve shëndetësore kandidatët ishin ende në gjendje t'u drejtoheshin votuesve dhe të përçonin mesazhet e tyre përmes medias sociale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG