Lidhje

Delegacionet e larta amerikano-izraelite niset drejt Emirateve


Delegacione të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u nisën të hënën nga aeroporti Ben-Gurion i Izraelit për një vizitë në Abu Dabi, që shënon edhe fluturimin e parë tregtar nga Izraeli drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Avioni kaloi mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, që gjithashtu shënon herën e parë të një udhëtimi mbi këtë hapësirë, nga një avionin tregtar izraelit.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike në fillim të këtij muaji, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen vendi i tretë arab që normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë.

Delegacioni amerikan përfshin këshilltarin e lartë të Presidentit Donald Trump, njëkohësisht dhëndri i tij Jared Kushner, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, të dërguarin për Lindjen e Mesme Avi Berkowitz si dhe të dërguarin për Iranin Brian Hook.

Duke folur për gazetarët para se të hipnin në avion, zoti Kushner tha "ndërsa ky është një fluturim historik, shpresojmë që ai të nisë një udhëtim edhe më historik për Lindjen e Mesme e më gjerë". Delegacioni izraelit përfshin këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Meir Ben-Shabbat dhe drejtorët e përgjithshëm të disa ministrive.

"Këtë mëngjes përshëndetja tradicionale "qofsh në paqe" merr një rëndësi të veçantë për ne", tha zoti Ben-Shabbat, duke shtuar se qëllimi i udhëtimit ishte të hidhte themelet për bashkëpunim në fushat e mjekësisë, tregtisë, teknologjisë dhe turizmit. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë do të zhvillojnë takime me homologët e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG