Lidhje

Ali Ahmeti dëshmon në Dhomat e Specializuara për Kosovën


Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot po dëshmon para Dhomave të Specializuara për Kosovën në Prishtinë lidhur me veprimtarinë e tij në Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës.

Zyrtarë të BDI-së i thanë Zërit të Amerikës se zoti Ahmeti nga ora 9:30 e mëngjesit të sotëm kishte filluar dëshminë në zyrat e Gjykatës Speciale të Hagës në Prishtinë.

Zoti Ahmeti, siç ka shpjeguar vetë më parë, është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, zyrtarë të Gjykatës Speciale të Hagës nuk kanë dhënë hollësi për hetimin dhe as për cilësinë e pjesëmarrjes së zotit Ahmeti në Prokurori. “Këto nuk janë procedime publike”, ka thënë një zëdhënës i Prokurorisë për median në Shkup.

Ndërkaq, zyrtarë të BDI-së, pohuan për Zërin e Amerikës se zoti Ahmeti në Prishtinë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit për rolin e tij si themelues i UÇK-së dhe LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës). Intervistimi pritet të vazhdojë edhe nesër.

XS
SM
MD
LG