Lidhje

Nju Jorku hap muzeumet


Muzeu Metropolitan i Artit
Muzeu Metropolitan i Artit

Pas gati gjashtë muajsh mbyllje dhe izolimi të rreptë, muzeumet e qytetit të Nju Jorkut më në fund po rihapen. Ndër të tjera, Muzeu Metropolitan i Artit, MoMA dhe Muzeu Whitney po mirëpresin vizitorët përsëri, por me disa kufizime të lidhura me koronavirusin.

Nju Jorku hap muzeumet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Duhen edhe dy orë para se Muzeu Metropolitan i Artit të hapë dyert e tij përfundimisht pas gati gjashtë muajsh mbyllje - por piktori Stephen Galiczynski është aty duke pritur. Artisti ka ëndërruar që të hyjë i pari kur të hapet përsëri muzeu.

“Gjëja e pare që dua të shoh është piktura Joan of Arc. Është më preferuara për mua në këtë muze. Do të shoh përreth. E kam pas shpinës bllokun për të bërë skica”, thotë piktori Stephen Galiczynski.

Zakonisht, muzeun e vizitojnë çdo vit gjashtë milionë njerëz. Para se të godiste pandemia, turistët përbënin rreth 40 përqind të vizitorëve të muzeut të artit, por këto ditë radha për të hyrë përbëhet kryesisht nga njujorkezët.

"Gjatë pandemisë unë vija dhe shikoja nga jashtë dritareve Sallën e Skulpturave, sepse thjesht më ka marrë malli aq shumë për muzeun, kështu që jam vërtet e lumtur që është hapur tani!", thotë Arene, banore e Nju Jorkut.

“Kaluan muaj pa asnjë aktivitet kulturor, të gjithë filmat dhe çdo gjë tjetër ishte nga shtëpia. Kështu që jam shumë e gëzuar që kam dale dhe jam në gjendje të bëj diçka ndryshe, që duhet të jetë normale”, thotë Jeimy, banore e Nju Jorkut.

Drejtori i muzeut, Max Hollein, përshëndeti vizitorët e parë dhe ofroi të bënte një foto me ta. Muzeu kishte plane të mëdha për të festuar 150 vjetorin e tij në 2020, por zoti Hollein thotë se fokusi i tij tani është zhvendosur.

"Tani për tani do të thoja se nuk duam të festojmë. Së pari duam të sigurojmë shërbimet tona, veçanërisht për njujorkezët, dhe duam të jemi pjesë e Nju Jorkut duke u rikthyer në nivelin e normalitetit, duke krijuar mjedisin që njujorkezët presin dhe dëshirojnë”, thotë zoti Hollein.

Muzeu ka humbur 150 milionë dollarë që nga mesi i marsit dhe ka pushuar nga puna rreth 20 përqind të stafit të tij. Zyrtarët thonë se shpresojnë të kthehen në normalitet pasi të ardhurat të rriten përsëri.

Ndërkohë vizitorët tani duhet të planifikojnë paraprakisht vizitat, të kontrollojnë temperaturën dhe të mbajnë maska.Vizitorët panë një ekspozitë të re të muzeut që është një udhëtim nëpër historinë e tij 150-vjeçare, me mbi 250 vepra arti. Për shumë banorë të Nju Jorkut, rihapja është një shenjë se jeta po kthehet në normalitet.

"Kam ndjekur rregullat, nuk kam dalë kurrë, kam qëndruar në shtëpi, kam pastruar, jam kujdesur për të gjitha aspektet e tjera- dhe ky është kthimi në jetën ashtu siç jam mësuar!", thotë Cynthia King, banore e Nju Jorkut.

Shitësit ambulant po kthehen përsëri në punë. Pa muzeun, për disa nuk kishte punë.

“Nuk e prisnim që çdo gjë të ndalte. U përpoqëm të rifillonim punë dy here por askush nuk ishte rrotull. Ky është një destinacion popullor dhe nëse ky është mbyllur… ska biznes. Pra kaluam pesë muaj të gjatë pa punë”, thotë shitësi ambulant, Dan Rossi.

Pankartat bardh e zi në hyrje të muzeut janë bërë nga Yoko Ono dhe lexojnë "Ëdërrojmë së bashku". Një pasqyrim i forcës së artit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG