Lidhje

Ligjvënësit, thirrje presidentit Trump për të hetuar helmimin e Navalnit


Ligjvënësit kryesorë amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Trump të fillojë një hetim mbi helmimin e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni.

Ligjvënësit, thirrje presidentit Trump për të hetuar helmimin e Navalnit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Ka thirrje në rritje për sanksione ndëshkuese ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.

Pak para se të helmohej muajin e kaluar, udhëheqësi rus i opozitës Aleksei Navalni thuhet se po punonte për një nga raportet e tij të shumta hetimore rreth korrupsionit të qeverisë ruse në qytetin siberian Tomsk.

Ai u sëmur rëndë gjatë fluturimit të kthimit për në Moskë - dhe më vonë u transferua në Gjermani.

44-vjeçari është tani jashtë gjëndjes së komës në spitalin Charité të Berlinit, por spitali thotë se është shumë herët të flitet për efektet e mundshme afatgjata të helmimit. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në incident - dhe hodhi poshtë çdo akuzë për një krim.

Presidenti Donald Trump pati këtë përgjigje kur u pyet javën e kaluar rreth helmimit të Navalnit.

“Ne ende nuk kemi patur ndonjë provë. Por do ta shoh këtë çështje. Është interesante që të gjithë përmendin gjithmonë Rusinë, dhe nuk më shqetëson që ju përmendni Rusinë, por unë mendoj se ndoshta Kina në këtë moment është një vend për të cilin duhet të flisni shumë më tepër sesa Rusia, sepse gjërat që po bën Kina janë shumë më të rënda”, tha presidenti.

Pavarësisht nga komentet e presidentit Trump, ministrat e jashtëm të G-7, përfshi Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, lëshuan një deklaratë të martën duke dënuar Rusinë për helmimin.

Deklarata e tyre citonte prova toksikologjike nga specialistët gjermanë të mjekësisë se Navalni ishte viktimë e një agjenti kimik nervor. Ata i bënë thirrje Rusisë t'i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Në Kongres, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, një demokrat, dhe anëtari republikan, Michael McCaul,i dërguan një letër Presidentit Trump duke kërkuar që ai të urdhërojë një hetim.

Ligjvënësi Bill Keating i tha Zërit të Amerikës se ka mbështetje dypalëshe për veprim në çështjen Navalni.

"Ajo që shpresoj dhe ajo që mendoj se do të ndodhë, është se do të ketë diskutime me natyrë dy-partiake, jo vetëm mes demokratëve ose jo vetëm mes republikanëve, por së bashku".

Ligjvënësi Tom Malinowski po bën thirrje për sanksione ndëshkuese kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

"Vetëm sanksionet nuk do ta kthenin Vladimir Putinin në një njeri të mirë, por mungesa e sanksioneve ndëshkuese gjithashtu do të dërgonte një mesazh që pjesa tjetër e botës ose e toleron këtë sjellje ose ndihet e pafuqishme ta ndalojë atë".

Kremlini e ka akuzuar Gjermaninë se "gënjen" kur thotë se ka prova të qarta se Navalni është helmuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG