Lidhje

Ekspertët qetësojnë publikun pas pezullimit të përkohshëm të provës së vaksinës


Prova klinike e një prej vaksinave më premtuese, është pezulluar përkohësisht pasi një nga pjesëmarrësit u sëmur. Megjithatë shkencëtarët thonë se mund të mos ketë lidhje mes vaksinës dhe sëmundjes së tij.

Ekspertët qetësojnë publikun pas pezullimit të përkohshëm të provës së vaksinës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Firma farmaceutike AstraZeneca njoftoi për pezullimin të mërkurën, pasi sipas njoftimeve një nga pjesëmarrësit e provës në Britani u sëmur me mielit të tërthortë, një acarim në shtyllën kurrizore. Personi pritet të shërohet.

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit shihet si një nga më premtueset ndër dhjetra që po eksperimentohen në gjithë botën.

Pas provave të suksesshme në fazat fillestare, ajo kishte hyrë në fazën e tretë javët e fundit, me pjesëmarrjen e 30 mijë vetëve në Shtetet e Bashkuara, Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët theksojnë se nuk ka ende shenja se sëmundja e pjesëmarrësit është e lidhur me vaksinën.

Vaksina po i jepet një numri të madh njerëzish. Dhe në çdo moment, është e mundur që dikush nga pjesëmarrësit të ketë probleme shëndetësore. Prandaj mendoj se është normale që të pritet të ndodhë një gjë e tillë. E rëndësishme është që të ndalet prova dhe të bëhen hetime më të hollësishme”, thotë imunologu Alexander Edwards, i Universitetit Reading.

Hetimi ka filluar, megjithëse nuk është e qartë sa do të zgjasë. Ministri britanik i Shëndetësisë, u përpoq të qetësonte publikun.

Tregon se sa rëndësi i japim sigurisë së vaksinës, megjithëse sigurisht të gjithë presim me padurim që të funksionojë”, tha ministri Matt Hancock.

Këtë javë, nëntë kompani kryesore amerikane dhe evropiane për zhvillimin e vaksinës, premtuan se do të respektojnë standardet e sigurisë. Qeveria amerikane ka ndërmarrë operacionin “Warp Speed”, me pothuajse 10 miliardë dollarë fonde për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine, me një objektiv për janarin e vitit të ardhshëm.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka thënë departamenteve të shëndetësisë në gjithë vendin që të hartojnë planet për vaksinimin deri në tetor.

Në shkallë globale, të paktën shtatë vaksina kanë hyrë në fazën e tretë dhe përfshijnë mijëra pjesëmarrës.

Është një proces i ngadaltë sepse varet nga sa njerëz janë të infektuar dhe sigurisht përhapja është e ndryshme në rajone të ndryshme dhe numri i rasteve ndryshon nga java në javë”, thotë dr. Edwards.

Edhe nëse vaksina miratohet, shkencëtarët thonë se do të duhet kohë që të zbatohet vaksinimi.

Na duhet të prodhojmë një numër të madh vaksinash, duhet t’i ambalazhojmë, t’i shpërndajmë dhe pastaj të gjejmë se si t’i vaksinojmë njerëzit”.

Deri tani vetëm një vaksinë është miratuar, Sputnik V në Rusi, për të cilën qeveria thotë se do të fillojë të përdoret në tetor. Ekspertët kanë ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e vaksinës, pasi ajo nuk ka hyrë në fazën e tretë të provave klinike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG