Lidhje

Kosovë, përkujtohen sulmet e 11 shtatorit në SHBA


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, vendosen kurora me lule pranë pllakës përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit, ngritur brenda oborrit të qeverisë së Kosovës.

Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përballë kërcënimeve terroriste.

“Do të qëndrojmë përgjithmonë bashkë me popullin amerikan në kërkim të drejtësisë për ato mijëra viktima të atij sulmi të tmerrshëm”, tha kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sulmi që nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës edhe ndaj gjithë botës demokratike, çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike është ndaj Kosovës, ne sot bashkë ndjejmë me familjet e të rënëve dhe ashtu siç e tha ambasadori ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës së civilizuar, të botës demokratike për të qëndruar së bashku dhe bërë ballë çdo sulmi që të vije dhe për të dal më të fortë ndaj çfarëdo sulmi i vije botës demokratike”, tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Sot është një kujtesë jo vetëm e ngjarjes së tmerrshme të 11 shtatorit 2011 por edhe i partneritetit të ngushtë në mes të popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës dhe ky partneritet tejkalon politikën. Për dy dekada, populli i Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar së bashku për të luftuar terrorizmin, duke provuar të ndërtojnë të ardhme me paqe, drejtësi dhe prosperitet për popujt e dy vendeve tona dhe për fqinjët”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Sirenat e zjarrfikësve dhe ambulancave si dhe ulja e flamurit amerikan në gjysmë shtizë, shoqëruan ceremonitë e organizuara nga shoqata Miqtë e Amerikës në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, tha se kjo është shprehje e mirënjohjes për tërë atë që Shteteve të Bashkuara kanë bërë për Kosovën.

“Veprimet tona dërgojnë mesazhe njerëzore por edhe politike, politike në kuptim pozitiv sepse dëshirojmë t’i tregojmë, jo juve sepse ju e dini që ne jemi miq me ju por aleatëve tuaj por edhe të tjerëve se SHBA-të edhe pse jemi një shtet dhe popull i vogël, një popull që asnjëherë nuk kemi bërë një luftë jashtë territoreve tona por rregullisht kemi mbrojtur territoret tona, kemi dashtë edhe pse nuk na kanë lënë asnjëherë gjatë historisë por fal jush kemi arritur këtë gjë”, tha ai.

Çdo vit 11 shtatori shënohet në forma të ndryshme në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës por edhe për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe atë të integrimeve euroatlantike.

Kosova përkujton 11 shtatorin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG