Lidhje

Lufta e artistëve të Nju Jorkut për të mbijetuar


Lufta e artistëve të Nju Jorkut për të mbijetuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Nju Jorku ka tërhequr gjithmonë njerëz krijues, nga ata që janë të lumtur të punojnë si kamarierë në mbrëmje për të pasur më shumë kohë gjatë ditës për prova e për të zhvilluar artin e tyre, për sa kohë që mund të paguajnë faturat. Por pandemia e koronavirusit ka detyruar mbi një mijë restorante Big Apple të mbyllen, që do të thotë më shumë arstistë pa punë. Materiali i korrespondetes Anna Nelson përshkruan se si po përshtatet me realitetin e ri skena e artit të Nju Jorkut.

Mes dhjetëra mijëra kamerierëve të qytetit të Nju Jorkut, shumë prej tyre janë artistë apo aktorë aspirues në kërkim të një pune që do t'u mundësonte të paguanin faturat. Ata po ndjekin gjurmët e artistëve të famshëm si Sandra Bullock, Jennifer Aniston, Madonna dhe Mariah Carey. Por mbi një mijë restorante të qytetit u detyruan të mbyllen nga COVID-19 dhe me dhjetëra mijëra vende pune u zhdukën.

“Punoja tek restoranti Red Lobster (karavidhja e kuqe). Më duket se të kam shërbyer edhe ty?! Laja pjatat. Pastroja karkalecat dhe më pas fusja pjatat në makinën e larjes. Kjo ishte puna ime e vërtetë!”, thotë Chris Rock, komedian dhe aktor

Jen Lyon është një menaxhere koncertesh. Ajo thotë se për shkak të koronavirusit po vëren gjithnjë e më pak muzikantë të talentuar të disponueshëm për punë. Shumë prej tyre janë larguar nga Nju Jorku përgjithmonë, kjo pasi restorantet dhe klubet e natës janë të mbyllur.

“Historia e Lady Gaga-s! Nëse Lady Gaga nuk do të luante në klube të vogla në Nju Jork, nuk do të kishim një Lady Gaga. A nuk jemi të kënaqur me faktin që e kemi ?! Bruce Springsteen! Dua të them, të gjithë këta artistë që kanë bërë histori e kolona zanore përgjatë jetës sonë. Të gjithë ata që po punonin në industrinë e restoranteve për të përballuar jetesën në Nju Jork e për t'u bërë artistë tashmë u duhet të bëjnë zgjedhje të ndryshme e të largohen nga Nju Jorku ... ”, thotë Jen Lyon, menaxhere koncertesh.

Përpara pandemisë njerëzit mund të shpenzonin një orë në radhë për t'u futur në restorantin Stardust në Broadway. Sapo futeshe brenda kamerierët nisnin të këndonin për të argëtuar klientët.

Sot Kevin Ray dhe Yuliya Proshyna, të dy ish-punonjës të Stardust, mbledhin fonde për të mbështetur kolegët e tyre kamerierë që këndojnë.

"Janë mbi 200 persona, të gjithë tashmë po përpiqen të gjejnë rrugën që do të ndjekin. Disa kompozojë muzikë ose diçka tjetër. Të tjerë ndoshta po shkojnë në një drejtim krejtësisht të ndryshëm, larg muzikës, çka është disi e trishtueshme. Kishim shumë njerëz të talentuar këtu”, thotë Yulia Proshyna, ish-shoqëruese e klientëve, në restorantin Ellen's Stardust Diner.

Orari elastik i punës i dha mundësi Kevin Ray të kompozonte muzikë dhe të zhvillonteturne. Sot me të ardhmen e pasigurt ai shkruan këngë rreth 2 metrave, distanca e famshme fizike për shkak të koronavirusit.

"Ka të bëjë me jetën e gjithësecilit, na lejon të jetojmë në qytet, një mundësi për të dhënë shfaqje, t'i japim formë zanatin tonë e të argëtohemi ndërsa bëjmë këtë gjë", thotë Kevin Ray, ish-Kamarier, në restorantin Ellen's Stardust Diner.

Artistja Rachel Berry ka jetuar në Nju Jork për 15 vjet dhe ka bërë punë të ndryshme, por vetëm puna si banakiere i jepte kohë dhe energji të mjaftueshme për t'u përqëndruar tek arti.

“Fleksibiliteti që të krijon puna me kohë të pjesshme për një pagë të plotë, në thelb më ka dhënë lirinë krijuese për të bërë gjithçka tjetër në pjesën e mbetur të kohës. Nuk mund të jesh krijues, të japësh shfaqje apo të shkruash nëse nevojat e tua bazike janë në rrezik”, thotë Rachel Berry, artiste vizuale.

"Shqetësohem se do të humbasim diçka dhe që nuk i dihet nëse do të kthehet sërish...", thotë Jen Lyon, menaxhere koncertesh.

Sipas Departamentit të Punës rreth 270 mijë persona kanë punuar në restorantet e Nju Jorkut para shfaqjes së koronavirusit. Sot kjo shifër është më pak se 70 mijë. E ndërsa dinamika vazhdon të jetë e tillë, gjithnjë e më pak të rinj të talentuar do ta kenë luksin të vazhdojnë të kërkojnë për të realizuar ëndrrat e tyre në Nju Jork.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG