Lidhje

Kamboxhia feston vdekjen e komandantit xhelat


Kamboxhianët kanë mirëpritur vdekjen e komandantit të Kmerëve të Kuq, Kaing Guek Eav, i njohur si shoku “Duch”. Ky është një moment historik për atë vend ndërsa vazhdon të largohet nga e kaluara e tij tragjike. Në krye të një burgu famëkeq, komandanti xhelat drejtoi vrasjen e rreth 16 mijë njerëzve gjatë regjimit të Kmerëve të Kuq në vitet 1970.

Kamboxhia feston vdekjen e komandantit xhelat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

“Duch” vdiq ndërsa po vuante dënimin e përjetshëm për krime kundër njerëzimit. Më shumë se 16 mijë burra, gra dhe fëmijë u dërguan në kampin e shfarosjes S-21, që ai drejtoi në Phnom Penh në fushat e vrasjeve të Kamboxhias nga viti 1975 deri në vitin 1979.

Dënimi i tij në vitin 2010 ishte një prej tre rasteve të një gjykate të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Gjykata vëndosi që ish mësuesi i matematikës dhe krishteri i rilindur, ishte fajtor për trajtim mizor, tortura dhe vrasjen e mijëra të burgosurve.


Ai kishte ngritur një qendër prototip torturash gjatë kryengritjes së Kmerëve të Kuq në fillim të viteve 1970 që do të sherbente si model për 196 kampe të tilla pasi Pol Pot mori kontrollin e vendit. Ndër teknikat e torturave ishte edhe heqja e zorrëve.

Në Choeung Ek në periferi të Phnom Penh, fëmijët i ndanë nga nënat e tyre dhe të burgosurit u lanë të lidhur me kufomat e kalbura në nxehtësinë tropikale. Ushqyerja ishte e rrallë, torturat ishin të zakonshme dhe vdekja e pashmangshme. Gjykatësi në penson, Chhay Hoc Pheng shkoi në fushat e vrasjeve për të bërë nderime për të afërmit e tij që u zhdukën atje.

“Unë besoj se shpirtërat e atyre që vdiqën këtu padyshim do ta pyesin Duch, përse na vrave? Përse u përpoqe të na shkatërrosh ? Çfarë kemi bërë gabim? Besoj se Duch do të shkojë atje ku e meriton për mëkatet vdekjeprurëse që bëri. Nuke them këtë nga hakmarrja apo zemërimi, por kjo është e vërteta.”

Mao Thel ka punuar në Choeung Ek që nga rënia e Kmerëve të Kuq. Dy prindërit i vdiqën nga uria nën diktatorin Pol Pot.

“Njerëzit janë të gëzuar që ai vdiq, spese kamboxhianëve nuk u pëlqejnë Kmerët e Kuq. Njerëzit janë të zemëruar sepse ata vranë familjet e tyre. Në vitin 1978 isha 18 vjeç dhe i mbaj mend fushat e vrasjeve ndërsa punoja në arat e orizit.”

Sokna Prum, që drejton një galeri arti, thotë se rinia e sotme kamboxhiane duhet të mësojë mbi krimet e tmerrshme të së kaluarës.

“Askujt nuk i vjen keq për vdekjen e tij, mendoj. Por një keqardhje tjetër është se drejtësua nuk u vu vërtetë në vend. Ky vrau të gjithë njerëzit, por vdekja e tij ishte paqësore. Nuk mendoj se viktimat do të ishin të kënaqura për vdekjen e tij.”

Ndërsa shumë kamboxhianëve të moshuar i vjen nga pas hija e Pol Potit, tribunali i Kmerëve të Kuq dhe vdekjet e përgjegjësve për masakrimin e rreth dy milion njerëzve kanë ndihmuar kamboxhianëve të lënë pas të kaluarën tragjike.

(Luke Hunt)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG