Lidhje

Trupi i Ruth Bader Ginsburg, për homazhe në Kongres


A child in a Supergirl costume pays respects as Justice Ruth Bader Ginsburg lies in repose under the Portico at the top of the front steps of the U.S. Supreme Court building, in Washington, U.S. September 23, 2020.

Trupi i anëtares së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg u dërgua sot në Kongres për homazhe, duke u bërë gruaja e parë në histori, që i bëhet një nderim i tillë.

Në Sallën Kombëtare të Statujave të Kongres, ku arkivoli i saj do të prehet në të njëjtën platformë të ndërtuar për arkivolin e Presidentit Abraham Lincoln pas vrasjes së tij në vitin 1865, mbahet sot një ceremoni private për familjen e saj dhe të ftuarit.

Kandidati demokrat për president Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill, pritet të marrin pjesë në homazhe.

Përhapja e koronavirusit ka kufizuar numrin e njerëzve që janë ftuar në ceremoni.

Ligjvënësit që nuk u ftuan në ceremoninë private do të jenë në gjendje të bëjnë nderimet e tyre para se trupi i saj të largohet të premten vonë.

Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë amerikane thuhet se zonja Ginsburg do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Trupi i gjykatëses Ginsburg ka qëndruar për dy ditë në Gjykatën e Lartë pët homazhe.

Presidenti Trump u prit me reagime negative nga njerëzit që kishin shkuar të nderonin gjykatësen ndërsa ai dhe gruaja e tij, Melania, shkuan në Gjykatën e Lartë për t'i bërë nderimet e tyre zonjës Ginsburg të enjten.

Presidenti, i veshur me një maskë, nuk bëri ndonjë deklaratë ndërsa qëndroi për pak kohë para trupit të zonjës Ginsburg në krye të shkallëve të ndërtesës së gjykatës.

Ginsburg u nderua të mërkurën me një ceremoni private në Sallën e Madhe të Gjykatës së Lartë, ku morën pjesë familja dhe kolegët e saj. Arkivoli i saj u zhvendos më pas në shkallët e para për publikun për të bërë nderimet e tyre deri të enjten në mbrëmje.

Ginsburg vdiq të premten e kaluar në moshën 87 vjeç nga kanceri i pankreasit, duke i dhënë fund një mandati 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit. Statusi i saj si udhëheqëse e pakicës liberale të gjykatës, së bashku me punën e saj para këtij posti që kërkonte barazi ligjore për gratë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës amerikane, e bënë atë një ikonë kulturore, duke i dhënë asaj pseudonimin " R.B.G. e Famshme"

Vdekja e saj ka shkaktuar një betejë politike rreth zëvendësimit të saj. Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit u zotuan të emërojnë dhe konfirmojnë një gjyqtare të re para 3 nëntorit që do t'i jepnin gjykatës një shumicë solide konservatore 6-3. Presidenti Trump njoftoi të martën se do ta bëjë të ditur empërimin e tij të shtunën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG