Lidhje

Kërkime për një vaksinë pasive


Kërkime për një vaksinë pasive
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

Spitali gjerman Charite dhe Qendra Gjermane e Sëmundjeve Neuro-degjenerative (DZNE) njoftuan të enjten se kishin identifikuar antitrupa shumë të efektshëm kundër koronavirusit. Mjekët thanë se mbi bazën e gjetjeve të tyre, po përpiqen të krijojnë një vaksinim pasiv, që e ndihmon trupin të krijojë imunitet me anë të antitrupave, pra kur organizmi i përgjigjet virusit në mënyrë natyrale, pa nevojën e një vaksine.

Shkencëtarët gjermanë thanë se nga pacientët me COVID-19 që janë shëruar, kanë arritur të nxjerrin antitrupa, që lidhen në mënyrë efikase me virusin, e pastrojnë dhe parandalojnë përhapjen e tij në inde dhe tek kafshët, të cilat mund të infektohen lehtë, ashtu si njerëzit.

"Shpresojmë se ky është hapi i parë shumë premtues drejt një vaksinimi pasiv te njerëzit", tha Harald Pruess, drejtues i grupit kërkimor në Universitätsmedizin të Berlinit.

Në një njoftim për shtyp, spitali Charite i Berlinit tha se grupi hulumtues ka zbuluar gjithashtu se disa antitrupa lidhen me mostrat e indeve të organeve të ndryshme, gjë që mund të shkaktojë efekte anësore të padëshiruara. Ata i njoftuan gjetjet e tyre në revistën shkencore Cell.

Mjekët thanë se shpresojnë ta përdorin vaksinën pasive, e cila ka efekt vetëm për disa javë, si një mjet për mbrojtje të shpejtë në situata urgjente, siç janë rastet e kujdesit në shtëpi.

"Këta antitrupa mund të jenë më të efektshëm tek njerëzit që sapo janë infektuar me COVID-19, kur virusi nuk është përhapur ende në të gjithë trupin. Përhapja mund të dobësohet," tha Dr. Pruess.

Gjermania ka investuar në shumë kompani që janë në garë për të prodhuar një vaksinë, me synimin që të prodhohen më shumë doza vaksine se sa numri i popullatës së vendit. Kjo është një strategji që po ndjekin vendet më të pasura, ndërkohë që nuk është ende e qartë se cilat vaksina do të funksionojnë.

Vlerësimi i përgjithshëm është se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati për përdorim të përgjithshëm duke filluar nga mesi i vitit 2021.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG