Lidhje

Kosova pak përparim në raportin për vendet e Ballkanit Perëndimorë


Raporti i përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përshkruan pak përparime në Kosovë në reforma që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas raportit, mungesa e përparimit ka ardhur si pasojë e situatës të paqëndueshme politike në vend, zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndërrimi i qeverive dhe përballja me pandeminë COVID-19.

Në raport thuhet se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura një vit më parë ishin konkurruese, me përjashtim të vendbanimeve ku jetojnë serbët e Kosovës, por procesi i numërimit të votave tregoi dobësitë. Këto mangësi sipas Komisionit Evropian duhet të trajtohen me urgjencë.

Po ashtu raporti thekson se Kosova ka nevojë për të gjallëruar proceset e reformës dhe për të rritur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratës publike.

Në raport thuhet se heqja e tarifave 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ishte vendim i rëndësishëm të cilën Bashkimi Evropian e ka mirëpritur të cilat gjithashtu mundësoi rifillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas raportit, Kosova ka treguar përkushtim dhe angazhim në këtë proces por duhet të bëj më shumë përpjekje thelbësore dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të mundësuar arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Sipas raportit një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe urgjente për Kosovën e Serbinë në rrugën e tyre drejt intergimit evropian.

Komisioni thuhet në raport mbetet i përkushtuar për të arritur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se sipas tyre Kosova ka përmbushur kriteret.

XS
SM
MD
LG