Lidhje

Qëllohet me armë zjarri shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe


Shefi i Policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj, së bashku me një përson tjetër, mbetën të plagosur mesditën e sotme në një atentat me armë ndërsa po udhëtonin përgjatë aksit rrugor Shkodër-Koplik.

Policia bëri të ditur se, “një person i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe” duke plagosur dy prej tre përsonave që gjëndeshin në të.

Gjendja shëndetësore e shefit të policisë bashkiake është e rënduar për shkak të plagëve të marra. Pas dërgimit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai u dërgua me urgjence për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor, që shkoi në vendin e ngjarjes, po heton si pistë të parë të atentatit atë të plagosjes për shkak të detyrës.

Ngjarja e sotme ndodh vetëm pak ditë pas vrasjes së dy të rinjve në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Trupat e pajetë të dy të rinjve u gjetën nga policia pas disa ditë kërkimesh, në një zonë të thellë malore, pranë një parcele me 29 bimë narkotike cannabis sativa. Kjo e ka shtyrë policinë të dyshojë se vrasjet kanë ndodhur për shkak të konflikteve për drogën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG