Lidhje

Shqipëri: Nis mbajtja masive e maskave me detyrim


Në Shqipëri nisi sot mbajtja e detyruar e maskave në mjedise publike nga të gjithë qytetarët, në pritje të nja vale të re pandemisë së COVID-19 gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Qeveria tha se kjo është një masë e domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Ndërsa opozita deklaroi se qeveria nuk po bën transparencën e fondeve gjatë pandemisë dhe nuk ndërmerr masa themelore për të mbështetur njerëzit e thjeshtë, bizneset dhe vendet e tyre të punës.

Autoritetet shëndetësore dhe ato policore nisën të zbatojnë mbajtjen e maskave antiCovid me detyrim për të gjithë popullatën në mjedise të hapura gjatë gjithë kohës.

Në Shqipëri nisi sot mbajtja e detyruar e maskave në mjedise publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Qeveria e shoqëroi vendimin për mbajtjen e detyruar të maskave edhe me paralajmërimin se kundravajtësit do të gjobiten me 30 dollarë, dhe më shumë në rast përsëritje, dhe se gjoba do t’u shkojë qytetarëve në shtëpi bashkë me faturën e OSHEE, kompanisë monopol në furnizimin me energji elektrike.

Një ditë pas këtij vendimi, numri i qytetarëve që mbajtën sot maska në mjedise publike ishte shumë herë më i madh nga një ditë më parë, kur numri I maskave në rrugë ishte minimal.

Qeveria e quajti këtë një reagim pozitiv të qytetarëve ndaj një rreziku të dukshëm dhe të përdëitshëm të pandemisë.

Opozita tha se shtimi i përdoruesve të maskave nën presionin e gjobave është pjesa më e parëndësishme e masave që u nevojiten qytetarëve për të përballuar pandeminë.

Por qeveria, sipas Partisë Demokratike, nuk po i përmbush si duhet, duke u marrë vetëm me reagime sipërfaqësore, në mungesë të plotë transparence për financat dhe pasoja të tjera shëndetësore gjatë pandemisë, që lidhen me testimet, përhapjen e sëmundjes, trajtimin e pacientëve dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Sipas të dhënave të sotme nga Instituti i Shëndetit Publik, 5 persona të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19, dhe kështu shkoi në 439 numri i përgjithshëm i të vdekurve gjithsej nga koronavirusi.

Numri i të infektuarve rishtas është 257 persona në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve është mbi 16 mijë qytetarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG