Lidhje

Sateliti vrojtues që ndihmon luftën kundër ngrohjes globale


Maldives

Një satelit vrojtues i tokës pritet të niset drejt hapësirës nga Kalifornia muajin që vjen. Sateliti që është prodhim evropian do të dërgojë në tokë vlerësimet më të sakta ndonjëherë për nivelin e ujërave, duke ndihmuar shkencëtarët të studiojnë gjendjen e oqeaneve si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vendi që shtrihet përgjatë Oqeanit Indian, Maldive përbëhet nga 1 mijë e 200 ishuj. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen pak mbi nivelin e oqeanit. Ky është një tregues se një ditë ishujt Maldive mund të zhduken krejtësisht.

Rritja e nivelit të detit shkaktohet nga ngrohja e oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave. Shkencëtarët thonë se edhe ndryshimet e vogla të nivelit të detit mund të çojnë në vërshime.

Sateliti i ndërtuar në Evropë që njihet me emrin Sentinel-6, është projektuar që të kryejë matje precize të ndryshimeve në nivelet detare.

Krijuesit e tij bënë provat e fundit vitin që shkoi në Gjermani, përpara se të dërgohej drejt bazës së forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni, prej nga më 10 nëntor do të lëshohet drejt hapësirës.

“Niveli i detit është simptomë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale, prandaj është e rëndësishme të matet me saktësi. Rritja e nivelit të detit lidhet me shkrirjen e akullit në pole, ka të bëjë me akumulimin e nxehtësisë së oqeaneve. Prandaj Sentinel-6 është i rëndësishëm për shoqërinë“, thotë Pierrik Vuilleuimer, menaxher i projektit “Sentinel-6”.

Misioni vjen si bashkëpunim midis agjencive të ndryshme si ajo Evropiane e Hapësirës, ajo amerikane NASA dhe Administrata amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA).

“Kemi nevojë që bashkëpunimi të vazhdojë sepse kështu sigurojmë matjet kryesore për ndryshimet e klimës dhe prirjet që jemi duke i grumbulluar që nga viti 1992. Pra kjo bën që të kuptojmë më mirë ngrohjen e oqeaneve dhe shkaktarët e rritjes së temperaturave duke na ofruar të dhëna se për sa mund të ndryshojë niveli i detit në të ardhmen”, thotë Sandra Kaufmann, Drejtore e Sektorit të Shkencës së Tokës në NASA.

Misioni i parë i vëzhgimit me satelit zgjat pesë vite e gjysmë. Një satelit i njëjtë, i quajtur Sentinel-6B, pritet të niset drejt hapësirës më 2025, duke u ofruar shkencëtarëve të dhënat e ndryshimeve klimatike gjatë 10 viteve.

Sateliti vrojtues që ndihmon luftën kundër ngrohjes globale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG