Lidhje

Shtohen rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Numri i personave të diagnistikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut po vjen duke u rritur, ndërsa ditët e fundit janë diagnostikuar më shumë se 500 të prekur për çdo ditë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhjetë viktima. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës, ndërsa paralajmërojnë shtrëngimin e masave deri edhe vendosjen e karantinës, nëse gjendja me koronavirusin vjen duke u përkeqësuar.

Qeveria ka urdhëruar mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura dhe kufizimin e grumbullimit madje dhe të pranimit të mysafirëve nëpër shtëpi – vendime këto që duhet t’i miratojë parlamenti.

Policia ka ndëshkuar 700 persona gjatë 24 orëve të fundit për mos-mbajtjen e maskave në vende publike. Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 834 viktima nga koronavirusi dhe nga mbi 23 mijë të infektuarit, rreth 5500 janë raste aktive, teksa spitalet ballafaqohen me mungesë shtretërish. Pacientët me nevojë për terapi oksigjeni dhe respiratorë dërgohen në spitalet e Shkupit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG