Lidhje

Dronë dhe anije që mund të riparojnë turbina dhe pastrojnë oqeane 


Pastrimi i turbinave me dronë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Anije pa drejtues dhe dronë autonomë një ditë mund të përdoren për riaparimin e turbinave të erës në det të hapur dhe pastrimin e plastikës në oqean.

Shkencëtarët pas kësaj teknologjie thonë se ajo mund të fillojë të përdoret brenda pesë vjetëve.

Pastrimi i turbinave me dronë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Është një ulje e kujdesshme e një droni në një port të qytetit Plymouth.

Por ky mjet teknologjie është krijuar për përdorim në det të hapur.

Një ekip nga Universiteti i Bristolit ka krijuar dronë që mund të kryejnë riparime në turbinat e erës në det të hapur. Transportimi i tyre deri atje do të bëhet me anije autonome.

Përdorimi i këtyre pajisjeve, nënkupton që më pak njerëz duhet të punojnë në mjedise të tilla të rrezikshme.

"Numri i turbinave po rritet me shpejtësi. Ka një numër të tyre madh në det të hapur, pra ndodhen në një mjedis vërtetë sfidues dhe ne duhet të jemi në gjendje t’i riparojmë ato për një periudhë më të gjatë që ato të prodhojnë energji”, thotë Dr. Tom Richardson, ligjërues në Universitetin Bristol.

Britania planifikon të rrisë përdorimin e energjisë së erës, prandaj një teknologji si kjo është e rëndësishme për të mbajtur turbinat në punë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Teknologjia e cila pritet të futet në përdorim për pesë vite, ka edhe funksione të tjera.

Inxhinierët nga Universiteti i Southampton janë duke punuar në një projekt për të përdorur anijet për mbledhjen e mbeturinave plastike në oqeane.

"Kemi mundësi që automjetet robot t’i shpërndajmë në zona të thella dhe të përdorim relativisht pak njerëz ose fare. Me këtë mënyrë veprimi tejkalojmë sfidën e largimit të materialeve nga oqeanet”, thotë Stephen Turnock, profesor i inxhinierisë në Universitetin Southampton.

Në kompaninë inxhinierike Thales e cila udhëheq zhvillimin e kësaj teknologjie,thonë se dronët dhe anijet nuk do t’i lënë njerëzit pa punë.

“Nuk po u marrim njerëzve vendet e punës por po shtojmë diçka në rolin e njerëzve, duke i bërë gjërat më efikase. Po ashtu ne përdorim më pak karbon. Këto gjëra mund të bëhen përmes autonomisë”, shpjegon Chris Warden nga kompania inxinierike “Thales”.

Pritjet janë që dronët dhe anijet pa drejtues të pastrojnë dhe t’i bëjnë oqeanet më të sigurta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG