Lidhje

Muri në kufirin SHBA-Meksikë


Lumi Rio Grande, kufiri natyror midis SHBA dhe Meksikës, është bërë një portë jozyrtare për një pjesë të emigrantëve dhe një fushë beteje për këto zgjedhje.

Vazhdojmë të shohim lëndë narkotike që disa përpiqen të fusin në vend, si dhe kontrabandë armësh dhe municionesh që dalin nga vendi. Këto janë organizata kriminale që pretendojnë një pjesë të territorit përmes të cilit fusin njerëz ose bëjnë kontrabandë."

Muri në kufirin SHBA-Meksikë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

Në Laredo të Teksasit, kontrolli i kufirit është një sfidë, sepse segmenti kufitar është mëse 270 kilometra i gjatë.

"Ne mbështetemi te një lloj ekuilibri mes personelit që kemi, teknologjisë dhe infrastrukturës."

Para administratës Trump, në kufirin jugor prej 3 mijë kilometrash kishte disa infrastruktura ose pengesa fizike. Gjatë fushatës së tij për president, kandidati i atëhershëm Donald Trump premtoi të ndërtonte një mur në kufi.

"Do të ndërtoj një mur të madh në kufirin tonë jugor," deklaronte ai në atë kohë.

Madje fliste edhe për gjatësinë e murit që do të ndërtonte.

Na duhen një mijë e 600 kilometra dhe i kemi të gjitha materialet. Mund ta bëjmë atë shumë bukur”, deklaronte ai.

Në debatin e fundit presidencial këtë vit, Presidenti Trump tha:

"Kemi ndërtuar mbi 650 kilometra mur të ri."

Të nesërmen e debatit, Komisioneri në detyrë i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit Mark Morgan komentoi kështu për murin kufitar:

"Kemi bërë thuajse 650 kilometra. Besoj se do ta realizojmë për një javë ose 10 ditë, dhe deri në fund të këtij viti, kam besim se do të kemi bërë 725 kilometra. Aktualisht, tani që presidenti ka marrë fonde, kemi para për një total prej 1,170 kilometrash."

Zoti Morgan thotë se financimi i murit, rreth 15 miliard dollarë, vjen nga burime të shumta, përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Mbrojtjes. Kongresi ka autorizuar 1.3 miliard dollarë. Autoriteti i presidentit për të përdorur një pjesë të madhe të këtyre parave aktualisht po sfidohet në gjykatë dhe pritet një vendim i Gjykatës së Lartë.

"Ai nuk ka autoritet të shpenzojë para që Kongresi nuk ia ka dhënë," thotë Dror Ladin i Bashkimit Amerikan të Lirive Civile.

Janë gjithashtu çështjet gjyqësore të qeverisë kundër pronarëve të cilët nuk pranojnë të heqin dorë nga toka e tyre për ndërtimin e murit. Ata dhe kundërshtarë të tjerë thonë se një mur kufitar është i kotë dhe nuk ka efekt.

Tani për tani, ndërtimi vazhdon. Siç shihet me të kuqe, një pjesë e murit të ri përgjatë kufirit jugor zëvendëson barrierat ekzistuese, ndërsa pjesa tjetër po ndërtohet atje ku nuk ka patur asnjë pengesë, si në Laredo. Përveç sistemit të ri të murit, i cili shoqërohet me ndriçim, teknologji dhe rrugë, përdoren edhe teknika të tjera. Një shembull është kjo pajisje vëzhgimi që përdor inteligjencën artificiale.

Demokratët thonë se janë më shumë për përdorimin e teknologjisë së vëzhgimit se sa ndërtimin e mureve të reja. Por zoti Morgan thotë se teknologjia, agjentët e kufirit, plus muri janë qasja e duhur për të patur rezultat.

Pavarësisht nëse kjo e pakëson ose jo imigracionin e paligjshëm, sasia e drogës që hyn nëpër ato zona bie në mënyrë drastike. Bien gjithashtu sulmet ndaj agjentëve të kufirit," thotë zoti Morgan.

Se sa kilometra mur i ri do të ndërtohet, kjo do të varet ndoshta nga vendimi i Gjykatës së Lartë dhe nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG