Shtohen rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë po regjistrohen nga disa qindra persona me koronavirus, ndërsa numri i viktimave po afrohet tek 1 mijë. Autoritetet kanë detyruar mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura, por nuk e përjashtojnë mundësinë e vendosjes së karantinës ose të ndalim qarkullimit.