Lidhje

Sulm me armë në Vjenë


Sulmi në Vjenë
Sulmi në Vjenë

I gjithë kryeqyteti austriak është në alarm, pas një sulmi me armë. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për 1 viktimë, sipas agjensisë së lajmeve Reuters dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministri i Brendshëm e cilësoi si një "sulm terrorist". Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar. Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin të gjitha hapësirat publike dhe të mos marrin transportin publik.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan njerëz duke vrapuar ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë. Sulmi ndodhi në një rrugë pranë një sinagoge.

Udhëheqësi i komunitetit hebre Oskar Deutsch shkroi në Twitter se ishte e paqartë nëse sinagoga e Vjenës ishte në shënjestruar të sulmit pasi ishte e mbyllur në atë kohë.

"Dukeshin si fishekzjarre, por më vonë e kuptuam se ishin të shtëna," tha një dëshmitar okular për transmetuesin publik ORF.

Lajmi do të përditësohet...

XS
SM
MD
LG