Lidhje

Trump, Biden në tubimet e tyre të fundit elektorale 


Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish Nënpresidenti Joe Biden, kaluan ditën e fundit të fushatës duke bërë përpjekje të fitonin çdo votë të fundit në disa shtete kyçe për zgjedhjet e sotme. Ata u bënë thirrje amerikanëve të marrin pjesë në votime, secili duke argumentuar se platformat e tyre respektive janë më të mirat për Amerikën.

Në ditën e fundit të fushatës presidenciale, kandidati demokrat Joe Biden bëri apelin e tij të fundit ndaj votuesve në Ohajo dhe Pensilvani.

"Është koha të ngrihemi në këmbë dhe të rikthejmë demokracinë. Ne mund ta bëjmë këtë. Ne jemi shumë më të mirë se përfaqësimi që kemi tani.”

Biden është në epërsi me 4 përqind në Pensilvani, sipas sondazheve të analizuara nga organizata “Real Clear Politics”, por Presidenti Trump në vitin 2016 fitoi në këtë shtet kyç të pavendosur, pavarësisht se ishte prapa në sondazhet e atëhershme.

Trump, Biden në tubimet e tyre të fundit elektorale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Presidenti mbajti një tubim të madh të dielën në Florida, një shtet që analistët thonë se është "i domosdoshëm" për zotin Trump për të siguruar një fitore në Kolegjin Zgjedhor që llogarit numrin e votave bazuar në rezultatet në secilin shtet.

"Ata nuk mbledhin turma si kjo, askush nuk mbledh turma të tilla. Turmat si kjo e bëjnë Amerikën përsëri të madhe", tha Presidenti.

Sondazhet e fundit tregojnë se Presidenti Trump dhe zoti Biden kanë nivel të barabartë mbështetjeje në Florida. Presidenti të hënën bëri fushatë në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete në të cilat ai fitoi në vitin 2016, por që këtë vit janë të pavendosura ose anojnë nga zoti Biden.

Fokusi kryesor i fushatës së ish-nënpresidentit Biden ka qenë menaxhimi nga Presidenti Trump i pandemisë së koronavirusit që është përsëri në rritje në Shtetet e Bashkuara.

“Donald Trump valëviti flamurin e bardhë të dorëzimit ndaj këtij virusi. Shefi i stafit të tij e tha javën e kaluar se ne jemi dorëzuar në luftën kundër virusit. Ne nuk do të bëjmë asgjë për këtë”, tha zoti Biden.

Ndërsa Presidenti Trump theksoi rritjen në nivel rekord të ekonomisë para koronavirusit dhe argumentoi se zoti Biden do të rrisë taksat dhe do të pakësojë vendet e punës.

"Ai do të rrisë taksat tuaja me katër trilionë dollarë, do të zgjerojë në mënyrë masive rregulloret, do të mbyllë fabrikat tuaja, do t'i eksportojë vendet tuaja të punës jashtë vendit. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij."

Duke marrë parasysh se mbi 95 milionë vota tashmë janë hedhur në votimet e hershme dhe përmes votimit me postë, zgjedhjet e këtij viti pritet të kenë pjesëmarrjen më të lartë në kohët moderne.

Sondazhet tregojnë se votimi i hershëm ka favorizuar demokratët. Një rritje e numrit të votave të republikanëve sot mund të sjellë ndryshimin për zotin Trump.

Fituesi mund të mos përcaktohet natën e zgjedhjeve, për shkak të vonesave në numërimin e fletëvotimeve me postë dhe sfidave të mundshme në gjykata të rezultateve në garat e ngushta shtetërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG