Lidhje

Nju Xhersi voton për legalizimin e marijuanës


FILE - A marijuana plant is visible at Compassionate Care Foundation's medical marijuana dispensary in Egg Harbor Township, N.J., March 22, 2019.Ten U.S. states have legalized recreational marijuana.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara votojnë për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme, votuesit në katë shtete amerikane, përfshi Nju Xhersin do të vendosin nëse do të legalizojnë marijuanën për përdorim personal.

Qyteti i vogël Bellmarwr në jug të Nju Xhersit njihet për qendrat ambulante të shitjes së marijuanës për përdorim mjekësor. Nju Xhersi e bëri të ligjshëm përdorimi e marijuanës për qëllime mjekësore në gushtin e vitit 2012.Harry St. John është përdorues i marijuanës.

“Zbulova se ky produkt ka më shumë efekt sesa ilaçi i zakonshëm. Efektet e saj përqendrohen në një zonë të caktuar dhe më ka ndihmuar.”

Këtë ditë zgjedhjesh, votuesit në Nju Xhersi do të vendosin nëse do të legalizojnë përdorimin e marijuanës për qëllime jo-mjekësore.Phill Murphy, guvernator i Nju Xhersit, është mbështetës i zjarrtë i legalizimin të marijuanës.

“11 shtete dhe kryeqyteti Uashigton tashmë po korrin përfitimet e krijimit të vendeve të punës, zhvillimit ekonomik dhe reformën e drejtësisë sociale që vjen me legalizimin dhe rregullimin.”

Përkrahësit thonë se të ardhurat e shtetit do të rriten me rreth 120 milion dollarë në vit, nëse miratohet ligji për përdorimin e marijuanës dhe se niveli i krimit do të bjerë. Por kundërshtarët argumentojnë se ngarja e makinës do të jetë më pak e sigurtë dhe se testimi i shoferit që është nën influencën e marijuanës është i vështirë dhe i kushtueshëm.

Gregg Edwards krijoi një organizatë të quajtur “Don't Let New Jersey Go to Pot.”

“Ky është një ndryshim kushtetues, dhe nuk mendoj se shumica e njerëzve e kuptojnë se do të ndryshojnë kushtetutën me qëllimin për të legalizuar marijuanën.Mendoj se sapo ta lexojnë dhe ta kuptojnë se çfarë po bëjnë, atëherë njerëzit do të gjejnë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.”

Anketat tregojnë se dy të treat e banorëve të Nju Xhersit duan legalizimin e marijuanës për përdorim personal.Amanda Hoover është me revistën “NJ Cannabis Insider”.

“Kam mbuluar disa anketa që nga muaji mars dhe të gjitha tregojnë mbështetje nga 66% e deri në 70%, ku njerëzit thonë ka shumë të ngjarë të votojnë pro legalizimit.”

Në zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit edhe tre shtete të tjera Arizona, Dakota e Jugut dhe Montana do të votojnëpër të legalizuar ose jo marijuanën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG