Lidhje

Kosovë, 8 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të martën tetë viktima dhe 334 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e 24 orëve të fundit e çuan në 705 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në afro 21 mijë, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur afro 16 mijë veta, ndërsa më shumë se 4 mijë e 500 mbeten raste aktive.

Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi pas një periudhë më të qetë.

Disa nga shkollat fillore dhe të mesme janë mbyllur dhe kanë kaluar në mësimin nga distanca si pasojë e infektimeve të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Qeveria tashmë ka vendosur masa kufizuese të lëvizjes për personat mbi moshën 65 vjeçare, ka shkurtuar orarin e punës së bareve dhe qendrave tregtare ndërsa ka paralajmëruar ashpërsimin e mëtejmë të masave nëse vazhdon shtimi i numrit të të prekurve nga COVID-19.

Këto masa po kundërshtohen nga bizneset të cilat kërkojnë mbështetje financiare për t’u përballur me pasojat e pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG