Lidhje

47 milion raste me COVID-19 në shkallë botërore


47 milion raste me COVID-19 në shkallë botërore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID-19, me rreth 9.3 milionë të infektuar, sipas të dhënave të fundit të ditës së martë. Ekspertët thonë se problemi do të përkeqësohet nëse amerikanët nuk bëjnë më shumë për të përmbajtur virusin, kryesisht me fillimin e motit të ftohtë. Dr. Robert Citronberg është specialist për sëmundjet infektive me grupin mjekësor “Advocate Aurora Health” .

“Shkalla e infektimit është alarmante. Duket se është po aq keq ose më keq se ishte në pranverë.”

Një paralajmërim serioz ndërsa amerikanët votuan të martën, me shumë prej tyre që morën masa për mbrojtjen nga virusi.

Presidenti Trump e ka minimizuar virusin, duke thënë për javë të tëra se vendi po e tejkalon atë. Kundërshtari Joe Biden e ka kritikuar presidentin lidhur me mënyrën e trajtimit të krizës shëndetësore.

Në shtetin Jutah (Utah) zyrtari më i lartë mjekësor Russell Vinik tha se është e vështirë gjetja e stafit të kualifikuar, edhe pse ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.

“Problemi ynë kryesor është mungesa e punonjësve të kualifikuar. Nuk janë shtretërit e spitalit. Kemi nevojë për punonjës të specializuar për t’u kundesur për pacientët.”

Ndërkohë India dhe Brazili renditen në vendin e dytë dhe të tretë për nga rastet. Rusia është e katërta me mbi 18 mijë raste ditore dhe më shumë se 1.6 milionë të infektuar në shkallë kombëtare.

Rusia ka urdhëruar popullsinë të përdorë maska në disa vende publike dhe u ka kërkuar autoriteteve të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së loakleve gjatë natës. Maria Kanatova është banore e Moskës.

“Sigurisht që nuk dua një mbyllje siç ishte në pranverë, sepse është e lidhur ngushtë me situatën ekonomike. Por vënia e maskës para se të hysh në restorant dhe heqja e saj kur ulesh në tavolinë, sikurse virusi do të zhdukej, më duket shumë e çuditshme.”

Në Paris, policia sperkati me spec të djegës nxënësit e shkollës së mesme të cilët bllokuan hyrjen në shkollën e tyre me kërkesat për përgjysmimin e klasave. Jean është nxënës i Liceut Colbert dhe një nga protestuesit.

“Klasat janë të mbushura plot, me nxënësit të ulur krah për krah. U përpoqën të riorganizojnë bankat, por nuk ndryshon gjë sepse jemi 30 nxënës në një klasë.”

Presidenti Emmanuel Macron dha urdhër të premten për mbylljen e vendit por shkollat i la të hapura. Në Spanjë, të dhënat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë rritjen e infektimeve me mbi 55 mijë raste të hënën, më e madhja në atë vend që nga fillimi i pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG