Lidhje

Si u bë Pensilvania shtet kyç i zgjedhjeve presidenciale amerikane?  


Si u bë Pensilvania shtet kyç në garën presidenciale?
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Si u bë Pensilvania shtet kyç në garën presidenciale?

Pensilvania duket të jetë një nga shtetet përcaktuese në garën për president të Shteteve të Bashkuara si dhe vendi i fundit që pritet të përfundojë numërimin e votave për Presidentin Donald Trump dhe rivalin demokrat Joe Biden.

Presidenti Donald Trump por edhe rivali i tij demokrat Joe Biden shpresojnë për fitore në Pensilvani, shtet ky që siguron 20 vota elektorale.

Meqenëse numërimi i votave me postë dhe atyre në mungesë kërkon kohë, rezultatet në këtë shtet mund të mos dihen deri në fund të javës.

“Pritja po më vret. Ankthi është i madh, por ndihem mirë duke ditur se gjithë këto shtete përfshirë Pensilvaninë, nuk po nguten duke u siguruar që gjithçka të bëhet sipas rregullave”, tha Marion Leary, votuese në Pensilvani.

Shumica e mbështetësve të zotit Trump në Pensilvani ndodhen në zona rurale midis qyteteve të mëdha të Filadeflias dhe Pitsburgut. Për ta më e rëndësishme është ekonomia sesa pandemia e koronavirusit.

“Kurrë nuk kam fituar më shumë sesa katër vitet e fundit që ai ishte president. Pra, jam shumë e lumtur”, tha votuesja tjetër nga Pensilvania, Kathleen Delahunty.

Por Pensilvania nuk ka qenë gjithmonë një shtet kyç për fitore. Në fakt, fitorja e zotit Trump më 2016 ishte e para për një kandidat republikan që nga vitet ‘80.

“Ky është një shtet me një klasë punëtore të madhe në numër. Në të kaluarën, kjo ishte zonë e fortë elektorale e demokratëve. Por ky është ndryshimi në politikën amerikane. Klasa punëtore tani ka më shumë të ngjarë të votojë për republikanët”, tha David Campbell, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Notre Dame.

Ndërsa Presidenti Trump po kërkon ndalimin e numërimit të votave që kanë mbërritur pas ditës së zgjedhjeve, në Filadelfia priten protesta nga mbështetësit e zotit Biden me kërkesën që të numërohet çdo votë.

“Filadelfia do të bëhet blu (demokrate)”, thotë shkurtimisht Harper Leary.

“E duam Donald Trumpin jashtë Shtëpisë së Bardhë. Do ta them hapur, nuk dua të gënjej” thotë Leah.

Por rezultatet e Pensilvanisë dhe garës presidenciale në tërësi mund të mos dihen edhe për disa ditë të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG